Oliver Velke, komentatori gjerman në televizionin ZDF, ka lëshuar një ironi therëse, për kombëtaren e tij, në lidhje me disfatën e “pancerave” nga Meksika. Velke ironizon me faktin se Meksika po luante shumë më mirë se Gjermania, dhe tregon se kampionët e botës në fuqi, janë ata me fanellë të bardhë.
“Që të kuptohemi qartë, kampionët e botës janë ata me fanella të bardha në fushë dhe jo ata me jeshile…” Ky koment vjen pasi Gjermania më parë ka pasur edhe fanellë jeshile, ashtu siç po luante edhe kombëtarja e Meksikës ndërkohë, duke luajtur me faktin se ndoshta njerëzit e dinin se Gjermania kishte veshur fanellat jeshile.