Kontradiktat Berisha-Basha dhe dy ‘zëra’ të rinj të Këshillit Kombëtar

Çfarë qëndrimi duhet të mbajë Partia Demokratike kur bie fjala për çështjen e kërkesave të studentëve që kanë dalë në protestë? Kryetari Lulzim Basha tha në Kuvend se PD ka gati platformën për Arsimin e Lartë. Ndryshe nga Sali Berisha që ishte për heqjen e tarifave, Basha foli për tarifa sipas fashës së të ardhurave.

Kjo situatë, ku kryeministri Edi Rama thotë se studentët po kërkojnë kthimin e komunizmit, e ka vendosur PD-në në situatë të vështirë si parti e djathtë. Interesant është të shohësh qëndrimin e dy emrave të zgjedhur për në Këshillin Kombëtar të PD para pak ditësh.



“Propozimi që gjoja shteti do të paguajë x% të tarifës së studentëve nuk ndryshon tarifën, ajo është aty, por thjesht prezanton shtetin si bamirës. Kjo është thjesht reklamë për pushtetin, financuar nga taksapaguesi,” shkruan Çelo Hoxha në FB.

Kurse Besart Kadia shkruan se arsimi falas është vetëm në interes të Edi Ramës, jo të studentëve.

“Studentët u ngritën për të hequr emrin Enver Hoxha nga universiteti, por tani po ngrihen pa e kuptuar as vetë për ta emërtuar atë me emrin Edi Rama. Universiteti duhet te jetë cilësor e nëse kjo arrihet falas, le ta bëjmë. Por t’i kërkohet Edi Ramës (qeverisë) të bëhet  aksionieri i vetëm në universitet është e gabuar për të ardhmen e shoqërisë sonë.

Rama tha dje se: “Paratë e universiteteve për tarifat tuaja, do t’ia japim ne, qeveria”. JO. Paratë do i japin prindërit e studentëve nëpërmjet taksave nga buxheti i shtetit. Në 15 vitet e fundit tarifat kanë qenë gjithmonë të subvencionuara nga shteti dhe kjo varësi në fonde ka bërë politikën të ketë influencë të madhe në universitete”.

“Nëse bëhet falas Edi Rama do të jetë, me paratë tona, i vetmi aksioner në universitete dhe do ketë pushtet akoma më të madh. Ligji duhet t’i japë universiteteve autonomi të plotë! Shteti dhe arsimi universitar nuk kanë punë me njeri-tjetrin. Pamjet e kryeministrit shëtitës nga një auditor në tjetrin janë një pamje frikësuese, për të ardhmen e shoqërisë sonë. Kryeministri (shteti) s’ka vend në auditor (universitet). Po kërkohet që shteti të jetë 100% aksioner në universitet e kjo do jetë një hap i madh pas për studentët, për shoqërinë e për ekonominë tonë. Gjërat do bëhen me keq nga ç‘janë aktualisht!”


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252