Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Vate Staka.
Vate Staka, prokuror në Prokurorinë e Shkodrës, ka kaluar kështu procesin e rivlerësimit kalimtar.
Sipas hetimit të zhvilluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Staka ka rezultuar i pastër në tre kriteret pasuria, pastërtia dhe aftësia profesionale.
Në seancën dëgjimore të zhvilluar në 25 qershor relatorja Elteda Çiftja tha se Staka është i pastër dhe pa lidhje të dyshimta.
Ndërkohë që prokurori Vate Staka u shpreh se u njoha me relatimin dhe nuk kam asgjë për të shtuar.
“Jam përpjekur që të jem sa më korrekt dhe të mos e zvarris për asnjë ditë këtë proces. Kam eksperience të gjatë në Prokurori.”