Mafia është gjithmonë kreative për biznesin e saj.
E përditshmja e njohur britanike, The Times, raporton se mafia shqiptare po e transformon biznesin e kanabisit me një mënyrë të veçantë.
Ata po përdorin qeset e vakuumit, që shiten nga rrjetet e dyqaneve, për të paketuar drogën.
Qeset e vakuumit e heqin ajrin nga paketimi, duke bërë që të jetë më i lehtë reduktimi i përmasave. Zakonisht përdoren për rroba, pallto apo batanije.
Por bandat shqiptare po e përdorin për të paketuar sasi të mëdha të kanabisit, për ta transportuar dhe shitur.
Jo vetëm kaq, një tjetër përfitim nga kanabisi i mbyllur në vakuum është se nuk lëshon aromë dhe nuk ngre dyshime.
Mafia shqiptare zotëron tregje të rëndësishme të drogës në Perëndim, duke nisur që nga Spanja e deri në Gjermani e Britani.
Nga ana tjetër, mediat serbe raportuan tre ditë më parë se mafia shqiptare ka pastruar më shumë se 1.5 miliardë euro në tregun imobiliar serb.
Ta mendosh që kjo shumë është pastruar në Serbi vetëm 10 vitet e fundit.