Një muaj pas vrasjes së minoritarit grek, Konstantinos Katsifas në Bularat, ka reaguar edhe kreu i OMONIA-s në Korçë. Në një deklaratë për mediat, Ligoraq Karamelo teksa e cilësoi vrasjen e 35-vjeçarit, si të shëmtuar dhe tragjike, kërkoi nga shteti shqiptar zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kreu i OMONIA-s kërkoi ndër të tjera që ministria e Brendshme dhe e Jashtme të japë një shpjegim për shpalljen non grata të eurodeputetes greke, Eleni Theocharous dhe 52 shtetasve të tjerë.
“Vrasja e Kacifas është një ngjarje tragjike dhe e shëmtuar, kërkojme nga shteti shqiptar të zbardhet e vërteta. Policia tejkaloi kompetencat dhe shkeli të drejtën e jetës së një qytetari të minoritetit grek, duhet transparencë për ecurinë e hetimeve të vrasjes së Kacifas dhe shkaqet pse ndodhi ngjarja.
Kërkojme sqarime nga ministria e Brendshme dhe e Jashtme, për vendimin ekstrem të shpalljes non grata te eurodeputetes qipriotes, Theocharos dhe 52 personave të tjerë. Mes të shpallurit non grata, kishte edhe qytetare me shtetesi shqiptare, minoriteti grek në Shqipëri të bashkohet dhe ndërgjegjësohet.
Minoriteti të mos i sherbejë interesave politike te maxhorancës, që po krijon një klimë të papranueshme dhe po përhap panik mes minoritareve. Të zbatohen konventat ndërkombëtare, që garantojnë të drejtat e minoritetit”,- u shpreh ai.
Ah mor Karamelo, po pse je faqezi more. Në cilin shtet minoritetet kanë të drejta më shumë se minoritetet në Shqipëri. Kush është ai shtet që lejon një qytetar i ç’fardo race dhe ngjyre të jetë që të sillet siç u sollën ai pjella eAgimit të artë? Çdo një grua nga Qipro në territorin shqiptar dhe të thotë se Shqipëria është helene? Ku ju shpie mushka more ditë humbur. Flisni të drejtën mos i shtrembëronin të vërtetat.
Por dje juve dhe neve na ishte mbyllur goja dhe mirë e kishte, sot që është hapur goja, juve po ju çahet edhe bytha! Siktirisur qofshi. Do zoti vjen koha e të vërtetave.
Xha Spiroja