Një shkencëtare indoneziane humbi jetën pasi një krokodil e sulmoi teksa ajo po e ushqente.
Krokodili i gjatë 5 metra e hëngri të gjallë 44-vjeçaren Deasy Tuwo.
Ajo po e ushqente krokodilin në laboratorin ku punonte.
Por ndërsa po i hidhte mishin, krokodili Marry e tërhoqi zvarri në strofullën e saj.
Grupet e shpëtimit thonë se e gjetën krokodilin me mbetjet e shkencëtares akoma nëpër dhëmbë.
Krokodili Marry kishte sulmuar krokodilët në të shkuarën, por nuk mendohej se mund të sulmonte njerëzit.
Miqtë e shkencëtares thanë se ajo ishte një tip i qetë, që i donte kafshët.