Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dalë në mbështetje të studentëve që protestojnë për uljen e tarifave dhe heqjen e pagesës së provimeve të bartura. Në një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se studentët meritojnë të jetojnë në një Shqipëri të lumtur.
“BRAVO! Ju meritoni të jetoni të lumtur në Shqipëri. Politika duhet të mësojë prej jush. Respekt dhe mirënjohje!”, shkruan Krymeadhi teksa postim një video të protestës.
Edhe kryeministri Sali Berisha reagoi, duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkohen me protestën
“Arsim publik falas, kërkesa e drejtë e studentëve grevistë. Ju bëj thirrje qytetarëve të bashkohen me studentët”, shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook.