TIRANE– Kryeministri belg Charles Michel vjen sot në vendin tonë për një vizitë pune, ndërkohë që ditën e nesërme do të udhëtojë drejt Serbisë.
Udhëtimi i Michel vjen në një kohë kur, sipas tij, Evropa ballafaqohet me zgjedhje të rëndësishme, ku marrëdhëniet me Ballkanin kërkojnë gjithashtu zgjidhje.
“Të dy vendet përballen me një sërë sfidash, duke përfshirë sundimin e ligjit, sigurinë dhe stabilitetin gjeopolitik. Përveç situatës në kufirin lindor të Evropës dhe situatën në Evropën Jugore, Ballkani Perëndimor është një problem i madh në marrëdhëniet me Rusinë, e cila dëshiron të zgjerojë ndikimin e saj në rajon”, është shprehur para nisjes kryeministri belg.