Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç tha mbrëmë në Berlin se zgjidhja për çështjen e Kosovës është në një kompromis.
Sipas saj, kompromisi është një pikë midis Kosovës dhe Serbisë. Por ajo u shpreh gjithashtu se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.
“Kompromisi është midis dy palëve, por nëse dikush insiston që Kosova është e pavarur dhe se Serbia vetëm do ta njohë atë, nuk do të ndodhë, por Beogradi do të vazhdojë të këmbëngulë që Kosova është Serbi,” tha Bërnabiç në Berlin, në Forumin Evropian “Serbia në BE”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer. /klankosova