Prej disa kohësh, Zëri i Amerikës ka ndryshuar. Pjesë e raportimeve nga Shqipëria janë bërë edhe investigimet, të cilat përgatiten nga ekipi i BIRN. Ishim mësuar që të shihmin kryesisht kronika të thjeshta, por ky ndryshim i Zërit të Amerikës ka befasuar shumëkënd.
Kulmi arriti këtë të hënë kur u publikua një investigim për farsën e konkurseve të punësimeve nga qeveria e Edi Ramës. Investigimi vjen pikërisht në kohën kur kryeministri Edi Rama po tenton t’ua mbushë mendjen studentëve se punësimet e tyre do jenë të garantuara kur të mbarojnë shkollën, pa pasur nevojën e një miku në politikë.
“Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama.
Më 30 prill 2018, drejtori i Përgjithshëm në atë kohë i Burgjeve, Arben Çuko mori një telefonatë nga kabineti i kryeministrit Edi Rama. Biseda bëhej me porosi të drejtoreshës së kabinetit, Vali Bizhga dhe kishte në fokus punësimin e një vajze.
Çuko, i cili ndodhej nën përgjim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pohon në bisedë se e kishte firmosur punësimin më herët atë ditë.
“Fola me zonjën Bizhga para gjysmë orë dhe i thashë se u fut Vitjona në punë,” citohet të pohojë ai në transkriptin e zbardhur,” thuhet në kronikën e Zërit të Amerikës.
Përmendja e Vali Bizhgës solli edhe reagimin e Edi Ramës, që deklaroi se edhe Zëri i Amerikës është bërë si kazani mediatik i Tiranës.
Shefja e kabinetit të Ramës, Vali Bizhga, është një personazh me rëndësi. Para pak ditësh, drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi, tha se Vali Bizhga është pikërisht kryeministrja e vërtetë.
Duke folur në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Monika Kryemadhi foli edhe për njerëzit e afërt të kryeministrit Edi Rama. Kryemadhi veçoi dy njerëz në stafin e Ramës që kanë ndikim të jashtëzakonshëm në jetën politike të kryeministrit.
“Vali Bizhga dhe Ëngjëll Agaçi janë njerëzit që i zgjasin jetën politike Ramës”, tha Kryemadhi.
Zëri i Amerikës: Konkurset publike në Burgje – fushatë punësimi për zyrtarët e PS
ALBANISTANSA,
KAPENI, LIDHENI DHE IZOLOJENI KTË TË ÇMËNDUR!!!
PO S’E KAPËT JU, DO T’JU KAPI AI JUVE E DO TA HANI MË KEQ SE Ç’PO E HANI.
PROBLEMI ËSHTË SE SYNITËT, JO VETËM ALBANISTANSA PO KUDO NË BOTË, NUK DINË Ç’ËSHTË REVOLTA. KUJTONI SHPREHJEN SE: BAR HAMË POR (parimet nuk i shkelim) REVOLTË KUNDËR 1-SHIT NUK BËJMË, KA LINDUR NË ALBANISTAN E PO APLIKOHET ME SUKSES PREJ SHEKUJSH.
TUNG!
S’paska te drejte kryeministri, permes bashlkepunetoreve te tij, te rekomandoje futjen ne pune te nje njeriu ne nje sektor cfaredo, si ne rastin konkret – ne burgje, kjo eshte e pashembullt dhe e padegjuar, qofte edhe ne kronikat e nje stacioni me emer si “Zeri i Amerikes”. Kryeministri zgjedh ministrat e cdo bashkepunetor ne qeverisje, por cuditerisht s’paska te drejte te kerkoje te punesohet nje njeri cfaredo. Kjo eshte lajthitje, qe se paku tregons e Ramen nuk kane ku ta kapin ata qe i kundervihen.
Shoku “pijanec” !
Nuk ka sigurisht asgjë të keqe që pasi një qytetar i ankohet një punonjësi të qeverisë, se me te dikush ka vepruar padrejtësisht, qeveritari e shqyrton ankesën dhe kur e vërteton me fakte se qytetari ka të drejtë, ndërhyn për të ndihmuar viktimën e padrejtësisë.
Por nga përgjimet që ka publikuar VOA, nuk është fjala për kësisoj “ankesash” të publikut por për ndëhyrje tl dyshimta të qeveritarëve e deputetëve për të punësuar persona të veçantë me “mik”.
Është një fakt tronditës që vetëm nga zëvëndësimet me motive partiake në institucione shtetërore, në këto 5 vitet e qeverisjes së “rilindjes”, buxheti i shtetit është ngarkuar me 140 milionë dollarë plus, para të humbura. Këto para vijnë edhe nga taksat që të janë shtuar ty o shoku pijanec.
Përse ka ndodhur kjo ?
Sepse me të ardhur në pushtet, qeveria Rama largoi nëpunës të administratës në kundërshtim me ligjet me mijra njerëz e një pjesë e tyre me vendim të gjykatave, ju kthye e drejta e vendit të punës.
Ndërkaq vendet e tyre të punës ishin zënë me militantë e për të njejtin vend pune , paguhen dy persona ..
PËR « Pijanesin » KTU LART.
MESA DUKET E PASKE NGRËNË SUPËN E RAMËS OR MIK QË I DEL NË MBROJTJE NJË KM TË INKRIMINUAR DERI NË FYT?!