Tara Well Ph.D.
Ne kemi nevojë për drejtuesit, edhe për arsyen e thjeshtë që nuk mund ta bëjmë gjithçka vetë.
Rreziqet për t’i dhënë fuqi dikujt – të cilit në fund të fundit nuk i besojmë – mund ta bëjë jetën tonë më të mirë apo më të keqe – në mënyra të mëdha ose të vogla – janë gjithnjë të pranishme.
Studimet na paralajmërojnë që të mos u besojmë drejtuesve thjesht se pse ata janë dakord me ne. Një drejtues i besueshëm për një kohë të gjatë duhet të ketë cilësi të cilat t’i kapërcejnë rrethanat e tanishme.
Më poshtë janë disa këshilla se çfarë të kërkoni te liderët e besueshëm
1- ATA BËJNË ATË QË THONË SE DO TË BËJNË
Mund të duket pak e vërtetë. Por vite të tëra kërkimesh në psikologjinë sociale gjejnë korrelacione të pakta mes qëndrimit dhe sjelljes. Në fakt, është shumë e thjeshtë për njerëzit të thonë një gjë dhe të bëjnë një tjetër. Një lider i besueshëm është i vetëdijshëm për këtë tendencë natyrore. Gandi ka thënë se ne e përjetojmë lumturinë kur ajo që mendojmë, themi dhe bëjnë janë në harmoni. Përputhja e mendimeve, fjalëve dhe veprimeve gjithashtu i bën liderët më të besueshëm.
2- JANË TRANSPARENTË NË PROCESIN E VENDIMMARRJES
Kjo kërkon aftësi të veçanta për të qenë në gjendje t’u thoni të tjerëve përse bëni atë që po bëni. Drejtuesit e besueshëm kanë aftësinë të na bëjmë të ndihemi se po punojmë krah për krah tyre. Kur ata ndajnë procesin e tyre të vendimmarrjes, në mënyrë që të kuptojmë arsyetimin e tyre në çdo hap, ne u besojmë atyre. Dhe ne shpesh mësojmë diçka gjatë këtij procesi.
3- KANË SENS HUMORI JOARMIQËSOR
Në një moment të caktuar mund të jetë argëtuese të qeshësh në kurriz të dikujt tjetër. Por kur kemi përballë dikë që ka prirjen ta bëjë këtë gjë, duhet të jemi gjithnjë vigjilentë në mënyrë që të mos jemi shënjestra e shakave të tyre në të ardhmen.
Abraham Maslow ka thënë se një ndër karakteristikat më të rëndësishme të një personi të realizuar është sensi i humorit jo armiqësor. Këta njerëz kanë urtësinë për të ditur se si të qeshin me natyrën dhe rrethanat njerëzore pa qenë mizorë për të.
4- ATA DËGJOJNË
Liderët e besueshëm dëgjojnë me vëmendje dhe kujtojnë çfarë është thënë dhe çfarë nuk është thënë. Ata dinë ta vënë veten në vendin e të tjerëve. Ata janë të hapur ndaj lavdërimeve dhe kritikave dhe kërkojnë të gjejnë të vërtetën te kritikat. Ata e dinë vlerën e të pasurit të avokatit të djallit. Liderët e besueshëm vlerësojnë këndvështrimet alternative dhe e mirëpresin ndihmën e të tjerëve në procesin e vendimmarrjes.
5- ATA VEPROJNË NË INTERES TË GRUPIT
Liderët më të besueshëm janë ata që heqin dorë nga përfitimet personale për t’u shërbyer interesave të grupit. Në librin e tij “Leaders Eat Last”, autori Simon Sinek shpjegon se si drejtuesit mund të ndërtojnë besimin duke krijuar një ambient në të cilin çdokush ndihet i sigurt. Kur njerëzit ndihen të sigurt – gjë që do të thotë se puna e tyre, familja, nevojat bazike nuk janë të kërcënuara – drejtuesi dërgon një mesazh të qartë se është prioritet ruajtja e sigurisë së tyre – këta janë edhe drejtuesit më të besueshëm.
6- KANË VETËDIJE DHE BESIM TE VETJA
Një lider i besueshëm është i vetëdijshëm sa të vërë re e kultivojë aftësitë e përmendura këtu. Është e nevojshme të bësh dallimin mes një vetëbesimi të rremë dhe një vetëbesimi autentik – që përfshin dëgjimin e vetes me mirësi dhe ndershmëri rigoroze.
Burimi: Psychology Today