Polemikat, akuzat dhe pakënaqësitë ndaj arbitrave ka nisur që në javën e parë të Kategorisë Superiore dhe këtë herë vijnë nga Kukësi q1ë akuzon Enea Jorgjin për vendime të parregullta ndaj tyure dhe favorizim të Laçit.
Sipas drejtuesve të Kukësit, Jorgji nuk ka dhënë goditje dënimi disa ndërhyrje të parregullta ndaj Kordeiros dhe do të kërkojë nga komisioni i arbitrimit që Jorgji mos t’i gjykojë më. Kujtojmë se Jorgji ka qenë pikërisht arbitri që shkaktoi shumë polemika në sezonin kur Kukësi u shpall kampion përballë Skënderbeut.
“Arbitri i Jorgjit në favor të kundërshtarit!
Arbitri i ndeshjes së sotme, Enea Jorgji, tregoi edhe një herë joprofesionalizem , duke favorizuar në mënyrë te hapur ekipin e Laçit, ashtu siç ka vepruar shumë herë të tjera.
Shumë qartë, ai nuk dha disa herë goditje dhe faulle për ne, siç ishte dhe rasti i ndërhyrjes së parregullt të William Cordeiros.
Ne do të analizojmë me detaje këtë ndeshje për të nxjerrë dhe përgjegjësitë tona si staf dhe ekip, si dhe do të dërgojmë në Komisionin e Arbitrimit ankimin për këtë arbitër në mënyrë që të mos jetë më gjyqtar në asnjë ndeshje që do të luajë Kukësi”,shkruhej në reagimin e klubit verilindor. /Erjon Allaraj-vipsport.al/