Kupa e Botës, ja ç’e bën një shtet të suksesshëm në futboll

Pasuria, madhësia dhe interesimi për futbollin shpjegojnë pothuajse gjysmën e performancës ndërkombëtare të shteteve. Pjesa tjetër mund të mësohet, shkruan The Economist.

Gjatë një pasdite të shtune, ku dielli ndriçon fort, jo shumë larg nga stadiumi kombëtar i futbollit të Uruguait, 14 shtatëvjeçarë vrapojnë mbi një fushë me terren të vështirë. Ndër tifozët e tyre më të zjarrtë janë padyshim prindërit e tyre, të cilët janë njëkohësisht trajnerët e tyre dhe ata që kujdesen për mirëmbajtjen dhe ushqyerjen e tyre.



Kjo ndeshje është ndër qindra që luhen çdo fundjavë si pjesë e Futbollit të Fëmijëve, një skemë kombëtare për fëmijët e grupmoshës nga 4 deri në 13 vjeç. Midis tifozerisë së prindërve janë edhe Luis Suárez dhe Edinson Cavani, dy prej sulmuesve më të mirë në botë.

Suárez dhe Cavani janë dy prej sulmuesve më të mirë të Uruguait në Kupën e Botës Rusi 2018, e cila nisi më 14 qershor. Sipas analistëve të këtij Botërori, “La Celeste” renditen të nëntit si favoritë për të fituar Kupën e Botës, e cila do të ishte e treta për skuadrën e Uruguait.

Vetëm Brazili, Gjermania dhe Italia kanë fituar më shumë tituj botërorë, edhe pse popullsia e Uruguait (3.4 milionë banorë) është më e vogël se ajo e Berlinit.

Edhe pse nuk është më gjiganti i fillimshekullit të 20-të, Uruguai gjithsesi vijon të konsiderohet një ekip i fortë.
Suárez dhe Cavani arritën në gjysmëfinale në vitin 2010 dhe i siguruan shtetit të tyre Kupën e 15 të Amerikës së Jugut në vitin 2011.

Fotot e tyre pasurojnë Muzeun Kombëtar të Futbollit në Montevideo, së bashku edhe me shumë prej fanellave dhe trofeve të marra ndër vite.

Nëse Uruguai, ky vend i vogël mund të ketë sukses në futboll, pse nuk ndodh e njëjta gjë edhe me shtete të tjera, më të mëdha dhe të pasura se ai?

Kjo pyetje duket se mundon Presidentin e Kinës, Xi Jinping, i cili dëshiron që vendi i tij të shndërrohet në një superfuqi në futboll brenda vitit 2050.

Për të realizuar këtë, plani i tij parashikon ndërtimin e 20,000 qendrave të reja stërvitore, e deri tek akademia më e madhe në botë në Guangzhou, që kushton 185 milionë dollarë amerikanë.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari kanë shpenzuar miliarda dollarë për të blerë klubet më të mira europiane, me shpresën që të mësojnë prej tyre.

Një ish-futbollist joprofesionist, me emrin Viktor Orban, i cili tashmë mban postin e Kryeministrit autokratik të Hungarisë, ka shpenzuar shuma të mëdha parash në rikonstruktimin edhe të atyre stadiumeve që rrallëherë mbushen me tifozë.
Deri tani, këto vende kanë arritur pak rezultate në krahasim me shpenzimet e tyre në këtë drejtim. Kina madje nuk u kualifikua këtë vit në Kupën e Botës dhe përveç kësaj, humbi 1-0 në ndeshjen me Sirisë, një humbje poshtëruese e cila shkaktoi protesta në rrugë.

Modelet kryesore

The Economist ka ndërtuar një model statistikor për të identifikuar se çfarë e bën një vend të suksesshëm në futboll. Qëllimi ynë është të parashikohet se cili do të jetë fituesi i Kupës së Botës në Rusi, pasi kjo gjë mund të bëhet më mirë, duke parë rezultatet e fundit të një skuadre. Në vend të kësaj, synohet të zbulohen faktorët ekonomikë dhe sportivë që përcaktojnë potencialin e një vendi në futboll dhe të kuptohet se përse disa vende i kanë tejkaluar pritshmëritë apo si janë përmirësuar kaq shpejt.
The Economist ka analizuar rezultatet e të gjitha ndeshjeve ndërkombëtare që nga viti 1990 dhe ka parë se cilat variabla kanë lidhje me diferencën e golave midis ekipeve.

E nisëm së pari me ekonominë. Stefan Szymanski, ekonomist në Universitetin e Miçiganit, i cili ka ndërtuar një model të ngjashëm, ka arritur në përfundimin se vendet më të pasura kanë tendencë të jenë më të suksesshme në futboll. Është i vërtetë edhe fakti që yjet e futbollit vijnë nga vende të ndryshme, jo të gjithë u përkasin atyre të pasura, por ata që rriten në vende të varfra përballen me pengesa më të mëdha.

Në Senegal, trajnerët i sigurojnë ushqim disa lojtarëve përpara se të fillojnë stërvitjen. Këtu vetëm tre fusha janë me bar, pjesa tjetër jo. Kjo ishte një ndër arsyet se përse na u duk e drejtë që në modelin tonë të përfshinim PBB-në për frymë.
Pastaj u përpoqëm të vlerësonim popullaritetin e futbollit në vende të ndryshme. Në vitin 2006, FIFA, u kërkoi federatave kombëtare të vlerësonin numrin e ekipeve dhe lojtarëve të cilitdo standardi. Në analizën tonë i shtuam edhe të dhënat e popullsisë, për të treguar shkallën e përgjithshme të pjesëmarrjes.

Ne i plotësuam këto supozime me disa prej të dhënave më të fundit: nga viti 2004 deri në vitin 2018, sa të shpeshta janë kërkimet në Google për futbollin në krahasim me sportet e tjera si regbi, kriketi, futbolli amerikan, bejsbolli, basketbolli dhe hokeji mbi akull. 90% e kërkimeve në Afrikë ishin për futbollin në krahasim me 20% në Amerikë dhe vetëm 10% në Azinë e Jugut për sportin e kriketit. Në këtë model ne kemi përfshirë edhe medaljet olimpike të fituara për person.

Në fund, për të minimizuar efektin negativ të më të dobëtëve, si për shembull Ishujt Kajman dhe Butan, ne i përqendruam rezultatet tona kryesisht në 126 vende që kanë luajtur të paktën 150 ndeshje që nga viti 1990. Modeli ynë shpjegon 40% të mundësive në diferencën mesatare të golave për këto skuadra. Por edhe këtu ka shumë përjashtime.

Uruguai ishte ndër më të suksesshmit, duke shënuar mesatarisht një gol në çdo ndeshje, shumë më mirë se sa pritej.
Pas tij ishin Brazili, Argjentina, Portugalia dhe Spanja. Edhe Afrika Perëndimore dhe Ballkani kanë marrë gjithashtu rezultate të mira.

Fatkeqësisht për autokratët ambiciozë, të dhënat tregojnë se, Kina dhe Lindja e Mesme kanë performuar pak më mirë sesa potenciali i tyre më i ulët. Kriketi dominon kërkimet në Google në Azinë Jugore (pa asnjë dyshim, pasi në pjesën më të madhe, punëtorët emigrantë e pëlqejnë shumë këtë lloj sporti). Sipas FIFA-s, në vitin 2006, vetëm 2% e kinezëve kanë luajtur futboll, krahasuar me 7% të europianëve dhe amerikanojugorëve.

Kina dhe vendet e Lindjes së Mesme kanë arritur që herë pas here të kualifikohen në Kupën e Botës, por asnjëra nuk ka fituar asnjë ndeshje që nga viti 1998.

Rezultati më entuziast i këtij modeli është se pjesa më e madhe e asaj që përcakton suksesin shkon përtej kontrollit të drejtpërdrejtë të administratorëve të futbollit. Ata që jetojnë në Afrikë nuk mund t’i bëjnë vendet e tyre më pak të varfra. Ata në Azi luftojnë për të ngjallur sa më shumë interes për këtë sporti. Kërkimet në Google për futbollin kanë shënuar rritje në Kinë, por kanë rënë në Arabinë Saudite.

Katër mësimet

Megjithatë, drejtuesit që ëndërrojnë të fitojnë Kupën e Botës, mund të nxjerrin katër mësime të rëndësishme nga ata që përbëjnë përjashtim në këtë sport, apo nga ata që janë përmirësuar shumë kohët e fundit.
Së pari, këshillohet t’i nxisni fëmijët që të jenë sa më kreativë.

Së dyti, ndihmojini adoleshentët e talentuar që të mos hasin pengesa në rrugën e tyre.

Së treti, shfrytëzoni më shumë rrjetin global të futbollit. Dhe së katërti, përgatiteni veten sa më mirë të mundeni për turneun.
Niseni me fëmijët. Leksioni më i qartë që vjen nga Uruguai është stërvitja e një numri më të madh fëmijësh për të zhvilluar aftësitë e tyre teknike.

Z. Xi dëshiron që brenda vitit 2025, kjo lojë të mësohet në 50,000 shkolla në Kinë.

Kina mund të tentojë diçka si “Projekti 119”, një program trajnimi për të rinjtë, 24 orë në 24, e cila e ndihmoi vendin që të dilte në krye të tabelës me numrin më të madh të medaljeve të marra në Lojërat Olimpike të Pekinit në 2008.
Pa dyshim që trajnimet e vazhdueshme ndikojnë në ecurinë e një lojtari, por ato nuk janë faktor vendimtar në suksesin e tij. Lojtarët e Gjermanisë Lindore, për shembull, janë trajnuar shumë më tepër se ata të Gjermanisë Perëndimore, por vetëm një herë u kualifikuan në një kompeticion të madh.

Çelësi i suksesit

Çelësi i suksesit në këtë drejtim nuk është vetëm që një numër i madh fëmijësh të arrijnë të luajnë futboll, por mbi të gjitha që ata të nxiten për të qenë më shumë krijues. Dhe në shumë vende, zhvillimi i kreativitetit mund të rritet edhe duke luajtur vetë. Këtu mund të japim shembullin e George Weah, që tani mban postin e Presidentit të Liberisë, por dikur ishte sulmuesi më i suksesshëm i kontinentit të tij, i cili e përsosi teknikën e tij duke u stërvitur me një top të vjetër prej lecke në lagjen e tij të varfër.

Futsal (një variant i ngjashëm i futbollit) që luhet me pesë lojtarë, nxori në pah aftësitë teknike të lojtarëve të mëdhenj, të Gadishullit Iberik dhe Amerikës Latine, nga Pelé dhe Diego Maradona tek Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Neymar dhe Andrés Iniesta. Zinedine Zidane ishte një nga shumë talentet franceze që e mësoi futbollin duke luajtur në rrugë.

Mundësi të tilla duket se po zhduken në vendet e pasura. Matt Crocker, kreu i Zhvillimit të Lojtarëve për Shoqatën e Futbollit të Anglisë (FA), shprehet se prindërit në ditët e sotme nuk janë dakord që fëmijët e tyre të luajnë futboll në kohën e lirë.
Pjesa më e madhe e rezidencave të banimit në ditët e sotme kanë tabela që i ndalojnë lojërat me top në ambientet e tyre.
Është e pazakontë dhe e çuditshme sesi Dele Alli, një prej sulmuesve të rinj më të suksesshëm të Anglisë, ka mësuar gjithçka di për këtë sport brenda, siç e cilësoi ai, këtij “kafazi betoni”. Sfida e vërtetë është “organizimi i rrugëve në ambientin ku jetoni”, thotë Guus Hiddink, i cili ka drejtuar Holandën, Korenë e Jugut, Australinë, Rusinë dhe Turqinë.

Deutschland über alles (Gjermania mbi të gjitha)

Deutscher Fußball-Bund (DFB), organi kombëtar i Gjermanisë, ka punuar me përkushtim. Në fillim të viteve 2000, DFB e kuptoi se lojtarët e fortë të Gjermanisë po luftonin kundër ekipeve mbrojtëse. Modeli ynë parashikon që Die Mannschaft, siç njihet Kombëtarja e Gjermanisë, duhet t’i kalojë të gjithë të tjerët, duke marrë parasysh pasurinë e Gjermanisë dhe mungesën e sporteve konkurruese.

Por midis viteve 1990 dhe 2005, rezultatet e arritura ishin shumë më të këqija sesa pritej.

Si pasojë e këtyre rezultateve të dobëta, Gjermania bëri të pamundurën që të përmirësohej. Që prej vitit 2001, klubet gjermane kanë shpenzuar rreth 1 miliard euro (1.2 miliardë dollarë) për zhvillimin e akademive për të rinj, në mënyrë që të përmbushnin 250 kritere kombëtare. Të rinjtë sot trajnohen pothuajse dy herë më shumë deri në moshën 18 vjeç. Megjithatë ajo që është më e rëndësishme, është se qendrat stërvitore janë të përqendruara kryesisht në zhvillimin dhe nxitjen e kreativitetit tek këta të rinj.

Një prej ushtrimeve konsiston në një kafaz robotik që i hedh topat e futbollit nga kënde të ndryshme, ku detyra e lojtarit është që t’i kontrollojë dhe t’i kapë ata.

Të gjithë lojtarët që fituan Kupën e Botës në vitin 2014, shkruan Raphael Honigstein, autor gjerman i kronikës sportive të futbollit, janë stërvitur dhe mësuar përmes “një trajnimi sistematik për të luajtur me instinktin dhe imagjinatën e futbollistëve legjendarë, të cilët i kishin dhënë emër këtij ekipi”.

Modeli ynë llogarit që prej vitit 2006, futbollistët e Gjermanisë janë stërvitur thuajse gjithmonë në nivelin më të lartë që pritej prej tij.

Anglia ka ndjekur shembullin e saj, e cila ka investuar shumë në programet e të rinjve, duke i rishikuar ato herë pas here që prej vitit 2012.

Z. Crocker shpjegon se lojtarët nxiten që të ndërmarrin rreziqe dhe të mendojnë për veten.

Edhe klubet spanjolle kanë qenë të suksesshme në këtë drejtim, por ekipet angleze U-17 e mundën Spanjën, 5-2 në finalen e Kupës së Botës gjatë vitit të kaluar. Por z. Crocker thotë me tej se ata zhvilluan taktikat e tyre, me pak ndihmë menaxheriale. Edhe ekipi i Anglisë U-20 fitoi gjithashtu Kupën e Botës. Ky vetëbesim i mungonte Koresë së Jugut, kujton z. Hiddink. Kur ai mori drejtimin e saj në vitin 2001, Koreja e Jugut kishte pritshmëri shumë të ulëta, bazuar edhe në shkallën e pjesëmarrjes prej vetëm 2%.

Por z. Hiddink besonte se kjo situatë ishte krijuar nga frika për të bërë gabime. “Kur mora drejtimin e kësaj skuadre, zbulova disa lojtarë të talentuar”, thotë ai. Në vitin 2002, Koreja e Jugut arriti në gjysmëfinale, duke u bërë i vetmi vend jashtë Europës dhe Amerikës së Jugut që arriti në ato nivele që prej vitit 1930.

Përballja me pengesat

Mësimi i dytë për zyrtarët ambiciozë është që të sigurohen se adoleshentët e talentuar të mos përballen me pengesa të shumta. Federata Gjermane e Futbollit (DFB) krijoi 360 qendra rajonale të tjera për të mbështetur të gjithë ata të rinj që nuk ishin zgjedhur dhe për të vijuar më tej trajnimin e tyre.

Njëri prej tyre ishte André Schürrle, i cili siguroi fitoren e Kupës në vitin 2014. Në Korenë e Jugut, z. Hiddink vuri re se disa nga të rinjtë më të mirë të talentuar luanin për ushtrinë apo në universitet, ku shpeshherë nuk viheshin re nga përzgjedhësit e talenteve të të rinjve.

Kur Rusia u ofrua të organizonte turneun e këtij viti, në 2010-n, z. Hiddink u këshilloi drejtuesve të tij të atëhershëm që të krijonin një program përzgjedhës mbarëkombëtar për talentet e reja. Skuadra ruse ka rënë shumë që prej asaj kohe, duke mos arritur të fitojë as edhe një ndeshje në Kampionatin Eurupian të Futbollit në vitin 2016. Rusia ka një ndër ekipet më të vjetra në Kupën e Botës. Një këndvështrim i tillë ka dëmtuar edhe Amerikën, e cila nuk u kualifikua në turneun e këtij viti.

Sipas modelit tonë, ajo duhet të jetë edhe një prej shteteve më të forta, madje duke marrë në konsideratë edhe popullaritetin në sporte të tjera, si bejsbolli dhe basketbolli. Por të paktë lojtarët që marrin një trajnim serioz në sistemin e kolegjit, dhe ata që nuk shkojnë në Major League Soccer e kanë shumë të vështirë promovimin dhe më pas përzgjedhjen.

Skemat e centralizuara janë më të lehta për t’u aplikuar në shtetet e vogla. Çdo ekip uruguaian i futbollit të fëmijëve i ka rezultatet e regjistruara në një bazë të dhënash kombëtare. Islanda, e cila është kualifikuar në këtë Botëror, edhe pse ka vetëm 330,000 banorë dhe 100 profesionistë me kohë të plotë, ka trajnuar mbi 600 trajnerë për të punuar me klubet bazë.

Që nga viti 2000 ajo ka ndërtuar 154 fusha të vogla me ngrohje nëntokësore për t’i dhënë mundësinë çdo fëmije për të luajtur nën mbikëqyrjen e një profesionisti. Programe të këtij lloji nuk janë të realizueshme në Afrikë. Abdoulaye Sarr, ish-trajneri i Senegalit, thotë se ka shumë të rinj të talentuar, por procesi i trajnimit të tyre është i vështirë. Sipas zyrtarëve të këtij shteti, kjo kushton shumë. Kjo është një prej arsyeve se përse Senegali po dërgon rreth 300 lojtarë të talentuar në Rusi.

Belgjika merr më të mirët

Megjithatë, Afrika Perëndimore, mori këshillën e The Economist në konsideratë duke ndërhyrë në rrjetin global të sportit. Europa Perëndimore është në qendër të këtij rrjeti, pasi ka klubet më të pasura, ku lojtarët marrin edhe stërvitjen më të mirë. Bregu i Fildishtë, i cili nuk arriti të kualifikohej këtë herë, ka eksportuar një numër të madh të yjeve të rinj në Beveren, një klub belg.

Shumë prej tyre më vonë shkëlqyen në Premier League të Anglisë. Kur Senegali mundi Francën, kampionët në fuqi në vitin 2002, të gjithë futbollistët e skuadrës me përjashtim të vetëm dy lojtarëve, luajtën për ekipet franceze.

Senegali mund t’i kishte përdorur burimet e veta në mënyrë edhe më efikase. Patrick Vieira është një prej atyre talenteve që në moshën 8-vjeçare braktisi Dakarin për Francën. Dhe është një prej emigrantëve që përfaqësuan brezin e artë të Kombëtares franceze, e cila triumfoi për herë të parë në Botërorin 1998. Vendi i tij i origjinës nuk e kontaktoi atë asnjëherë. Sot, Senegali, po tregohet më i zgjuar në këtë drejtim dhe po mundohet që të rekrutojë disa prej talenteve më të mira nga diaspora, duke zgjedhur së fundmi 9 prej tyre, që do të jenë pjesë e këtij kompeticioni. Studimi ynë llogarit se ai ka shënuar rreth 0.4 gola për ndeshje, duke shfaqur një ecuri më të mirë nga 2002 se në të kaluarën.

Klubi 21, një firmë konsulence futbolli, vëren se midis vendeve europiane, Ballkani eksporton pjesën më të madhe të lojtarëve drejt ligave më të forta.

Që nga viti 1991, kur Kroacia me 4 milionë banorët e saj fituan pavarësinë, asnjë prej klubeve të saj nuk është se ka përparuar shumë në Ligën e Kampionëve, kompeticionin më të rëndësishme të Europës. Megjithatë klubet kroate i kanë shitur shumë lojtarë Real Madridit, Barcelonës, Bayern München dhe Milanit, dhe ishin pikërisht ata emigrantë që e çuan Kroacinë në gjysmëfinalen e vitit 1998.

“Nëse një ekip prezantohet në formën e tij më të mirë në Kupën e Botës dhe disa nga lojtarët e saj shkëlqejnë në ndeshje të ndryshme, padyshim që të gjithë dëshirojnë që t’i blejnë ata”,- tha z. Wilson.

Disa shtete janë më pak të afta në këtë drejtim. Në 15 vitet e fundit, ekipet U-17 të Meksikës i kanë tejkaluar ato nga Brazili, Argjentina dhe Uruguai.

Por një e treta e lojtarëve më të mirë të Meksikës luajnë në ligën e saj të brendshme, krahasuar me vetëm dy ose tre lojtarë që luajnë për të tjerët. Dennis te Kloese, Drejtori Kombëtar, thotë se diaspora meksikane ndikon në rritjen e shifrave dhe të ardhurave për klubet vendase, të cilëve u duhet që të paguajnë paga të larta për të mbajtur lojtarët e talentuar në skuadrën vendase dhe të mos lejojnë në këtë mënyrë që ata të largohen në ligat e tjera europiane. Kjo është edhe një prej arsyeve që na ndihmon që të kuptojmë se përse Meksika është një nga vendet e pakta të Amerikës Latine me një performancë jo të mirë, por të shkëlqyer.

Eksporti i lojtarëve nuk është e vetmja mënyrë për të përfituar nga ekspertiza e huaj. Z. Wilson thotë se një pjesë e rëndësishme e trajnimit në drejtim të futbollit në Amerikën Jugore erdhi nga trajnerët hebrenj që ishin larguar nga Europa.
Në ditët e sotme ekziston një numër i madh mësuesish shpirtërorë ndërkombëtarë (guru) si z. Hiddink, i cili ishte ndër të parët e një grupi prej dymbëdhjetë vetash, ish-drejtues të Real Madridit që kanë punuar në Azi.

Megjithatë, z. Szymanski nga Universiteti i Miçiganit është shprehur se të paktë mund të jenë atë trajnerë dhe menaxherë që mund të përmirësojnë ekipet mediokre. Ai thotë më tej se ekipet jashtë Europës dhe Amerikës së Jugut nuk kanë avancuar shumë nga këtu e 20 vjet më parë. Referuar këtyre të dhënave, Koreja e Jugut madje ka shënuar rezultate edhe më të këqija se në vitin 2002.

Z. Szymanski beson se këto vende po përjetojnë një lloj futbolli të cilin ai e cilëson si “kurth të ardhurash mesatare”, në të cilin ekonomitë në zhvillim kopjojnë në një kohë shumë të shpejtë teknologjitë nga vendet e pasura, por dështojnë në zbatimin e reformave strukturore. Një menaxher i zgjuar sigurisht që mund të sjellë me vete modele të reja taktike, por nuk mund të krijojë një brez të rinjsh të talentuar.

Kina thuhet se po paguan Marcello Lippi-n, që e çoi Italinë drejt fitores së Kupës së Botës në vitin 2006, 28 milionë dollarë në vit.

Por nëse ai nuk do të mbështetet nga trajnerë të rinj të talentuar të cilët të mundohen që të zhvillojnë një trajnim efikas dhe mbi të gjithë të mos ketë lojtarë të rinj të talentuar, të cilët ta duan më të vërtetë këtë lloj sporti, atëherë është e sigurt këto para do të shkojnë dëm.

Mësimi ynë i fundit është për Kupën e Botën, e cila duhet të përgatitet ashtu siç duhet. Fillestarët duhet të sigurohen që të jenë të përgatitur më së miri për ta përballuar atë. Në vitin 2014, Gana grumbulloi rreth 3 milionë dollarë bonuse të papaguara për të shmangur një grevë të lojtarëve, ndërsa skuadra e Nigerisë bojkotoi një sesion trajnimi mbi pagat. Fabio Capello, ish-trajneri i Rusisë, nuk e mori pagën e tij prej 11 milionë dollarësh për disa muaj me radhë pas rënies së rublës ruse.

Disa prej lojtareve më të mirë nga Spanja dhe Gjermania kanë përshkruar rëndësinë e përshtatjes së një lojtari me teknikën e ekipit të tij, dhe në rast se nuk ndihen mirë brenda një ekipi këshillohet që si për skuadrën ku ata luajnë, si për ata vetë, është më mirë që të largohen. Ata thonë më tej se marrja e vendimeve më të vështira, padyshim që bie tek lojtarët.

Rezultatet e Anglisë nga pikët e humbura të penalltisë kanë qenë të mjerueshme, duke humbur gjashtë prej shtatë gjuajtjeve. Analiza që i është bërë më pas ndeshjes tregon se lojtarët që nxitojnë për të kryer sa më parë penalltinë kanë tendencë për të humbur penalltitë, duke theksuar këtu edhe faktin se anglezët janë veçanërisht të nxituar.

Prandaj, ekipi i të rinjve U-17, që fitoi, ka punuar shumë në praktikimin e një sërë teknikash të reja dhe mbi të gjitha që të mos jenë aq të nxituar. Megjithatë, veçantia e “Shkëlqimit dhe Rënies” së Kupës së Botës është vite të tëra punë parapërgatitore dhe mund të hidhet në erë nga një gabim fatal i momentit, nga një top që humbet drejtimin apo nga një vendim i padrejtë (për disa) nga ana e gjyqtarit të ndeshjes.

Ekipet nga Azia, Afrika dhe Amerika e Veriut mbeten ndër më të dobëtat, por me shpresën se edhe ato mund të përjetojnë mrekullinë e Koresë së Veriut, në vitin 2002.

Sipas Klubit të 21-të, probabiliteti që një skuadër e re të dalë kampion për herë të parë këtë vit janë një në katër. Për një muaj të tërë, tifozët në të gjithë botën do të harrojnë vitet e disfatave dhe do të shpresojnë se në librat ku do të shkruhet historia e tyre e futbollit, njësoj si ato në muzeun e Montevideos, do të hapet një kapitull i ri i lavdishëm./Marrë nga Monitor/


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252