Pak ditë pas ndryshimeve që ndodhën në kabinetin qeveritar, ku u emëruan 7 ministra të rinj, ditën e nesërme Kuvendi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme. Mësohet se seanca është kërkuar nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Seanca në fjalë do të mbahet për miratimin e dekreteve të ministrave të rinj.
“Bazuar në nenin 74, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës dhe në nenin 42, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, me kërkesë të Kryeministrit, njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm. Kryetari i Kuvendit ka nxjerrë urdhrin nr. 1, datë 15.1.2019 me rendin e ditës të përcaktuar. Bashkëlidhur kërkesa e Kryeministrit dhe urdhri i Kryetarit të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
- . Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës
- . Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj
- . Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit
- . Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros
- . Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos
- . Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhënie me Parlamentin
- . Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit
- . Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend te Senida Mesit
Ende nuk dihet nëse presidenti Ilir Meta do e dekretojë Edi Ramën si ministër të Jashtëm. Ish-presidenti, Bujar Nishani ka deklaruar sot se Kryeministri Rama mund të marrë postin e Ministrit të Jashtëm, vetëm duke dhënë dhëne dorëheqjen si kryetar i qeverisë.
“Një Kryeministër provokator ndaj Kushtetutës dhe Presidentit të Republikës apo rruga e gjetur për tu larguar? Kushtetuta e Shqipërisë e ndalon që Ministri të ushtroj dhe funksione të tjera shtetërore. Kryeministri nuk mund të jetë dhe Ministër. Kjo çështje u sqarua publikisht dhe institucionalit në rastin e dekretimit të Lleshajt. Ai nuk u dekretua sa kohë ushtronte “de jure”, funksione në Forcat e Armatosura. Pasi u lirua nga ato funksione u bë dekretimi i tij si ministër. Edi Rama ka vetëm një mundësi të bëhet Ministër i Jashtëm. Të dorëhiqet më parë si Kryeministër.
Presidenti mund të dekretoj Ministër vetëm një person i cili nuk ka “veprimtari” tjetër shtetërore. Këtë e thotë të zezë mbi të bardhë, Kushtetuta e Shqipërisë. Ndoshta kjo është rruga që ka gjetur vetë Edi Rama për tu larguar?”, shkruan Nishani.
…Dhe kete e thote ish presidenti Bujar M… imagjinoni se cfare presidenti ka pasur Shqiperia Jarin ,si ska turp qe jep keshtu deklarata po kete e di edhe studenti i vitit te pare te juridikut.