Regjisori Laert Vasili i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se arvanitasit në Greqi në vitin 1821, kanë luftuar kundër myslimanëve shqiptarë.
Vasili: Arvanitasit kanë qenë një faktor i jashtëzakonshëm. Kanë qenë 90% e kryengritjes kundër otomanëve në 1921-n. Kini kujdes, duhet nënvizuar ky fakt; kundër kujt luftonin arvanitasit? Kundër shqiptarëve mysliman që luftonin turqit.
Kastriot Myftaraj: Kjo i bie luftë civile shqiptare.
Vasili: Është fakt historik.
Myftaraj: Duhet të kesh burime.
Kocaqi: Në 1821-29, situata ka qenë kështu. Perandoria Osmane ka qenë në luftë me Rusinë. Është luftë shqiptaro-shqiptare. Ortodoksët shqiptarë bënë një aleancë me Ali Pashë Tepelenën dhe bënë kryengritjen për të mbrojtur Ali Pashën. Kjo kryengritje u mbështet nga Perëndimi dhe fitoi.
Regjisori Laert Vasili bëri me dije se kishte biseduar rreth viteve 2000, kishte biseduar rreth 20 minuta në shqip me ministrin e jashtëm të asaj kohe.
Vasili: Me Pangalos, jam gjendur në prezantimin e një libri dhe kam biseduar 20 minuta shqip.
Zheji: Si ka mundësi? Ministri i jashtëm grek flet shqip?
Vasili: Unë isha një shqiptar që bëja një karrierë aty në teatër. Kam biseduar 20 minuta shqip duke qenë ministër i Jashtëm. Mos harrojmë Manjolis Glegiz që uli flamurin e nazistëve në Akropoli dhe vuri flamurin grek. Ai është ngritur në Parlamentin grek dhe ta pranojmë një herë e mirë që këtu jemi dy kombe, arvanitasit dhe grekët.