Mediat kanë shkruar shpesh për jetën private të Olta Gixharit, herë duke u bazuar në situata të vërteta, e herë duke ngritur aludime. Momentalisht Olta nuk është në një lidhje dhe është në ‘kërkim’, siç ajo e ka quajtur dhe e ftuar në ‘Thumb’ ka rrëfyer se, ajo i zgjedh me kujdes partnerët e saj.
“Unë kam patur një histori jo me një djalë që punonte kamarier, por që vinte nga një familje shumë e thjeshtë. ‘Ia dilnim të dy ne domethënë. Me një njeri që nuk ka ambicje nuk rri dot, sepse ti lë xhepat bosh, apo me një njeri që i ka dhënë babi një makinë të bukur dhe rri kot.
Nëse unë kam një mashkull të tillë i bie që ta shkel me këmbë”,- është shprehur Olta, duke shtuar se, më mirë të jetë vetëm sesa të ketë në krah një mashkull me të cilin nuk do arrinte të kuptohej.
Në “Thumb” Olta Gixhari ka rrvfyer se, ajo personalisht e urren barazinë gjinore, sepse në thelb nuk është aspak e tillë.
“Unë i respektoj shumë rregullat e femrës. Nuk më pëlqen barazia gjinore. E urrej barazinë gjinore. Ne duam barazi gjinore të shtrembër, e duam por lekët burrit ja marrim. Lere se çfarë themi ne por çfarë ndodh përreth. E duan por i pyesin për lekët tek banka.
Unë dua një mashkull që të jem e varur nga ai jo vetëm monetarisht por për çdo gjë. Unë kam dëshirë të ndihem femër. Sot janë ngatërruar këto gjëra, po ndërrohen pozicionet, s’po merret vesh kush është femër kush është mashkull”,- ka treguar Olta.