Pas deklaratave të PD në lidhje me dokumentin e Bashkimit Europian, për mënyrën sesi duhet vepruar për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, ka reaguar dhe deputeti Erion Braçe.
Sipas Braçes, gjithë lufta që është zhvilluar nga Partia Demokratike për Teatrin është bërë që ajo vetë të marrë pjesë në tender.
“Tani, nje pyetje kam; Keta, Lulzim Basha me shoke, luftuan per te mos u prishur godina me tallash e Teatrit apo luftuan per tu bere pjese ne Tender”, ka shkruar deputeti.
Gjithashtu, ai u është drejtuar dhe aktorëve duke u treguar Lylzimin, siç e ka quajtur ai, që u doli për zot, ndërsa e ka thënë shqip; Teatri do të ndërtohet.
REAGIMI I PLOTË:
Po lexoj se Partia Demokratike, po bertet: FITUAM NE PER TEATRIN! BE NA DHA NE TE DREJTE!
Tani, nje pyetje kam; Keta, Lulzim Basha me shoke, luftuan per te mos u prishur godina me tallash e Teatrit apo luftuan per tu bere pjese ne Tender?
Nga gjithe cfare po thone, kuptoj se e gjithe kauza paska qene pjesmarrja ne Biznes! Kaq!
Po aktoret?! Ja ky eshte Lylzimi juaj, ai qe ju doli zot! Tani, per cdokend ne kete vend, BE vlereson perpjekjen per te ndertuar teatrin e ri dhe kerkon gare per oferten me te mire!
Shqip; Teatri i ri do te ndertohet!