Vijon puna për mirëmbajtjen e këndeve të lojës kudo ku ka marrë jetë projekti “Luaj Tirana” për rehabilitimin e hapësirave rekreative në kryeqytet.
Në prag të pushimeve verore, të vegjlit e kryeqytetit do të kenë në dispozicion më shumë hapësira cclodhëse dhe argëtuese, por njëkohësisht edhe një siguri maksimale.
Në të gjitha parqet e ndërtuara nëpër lagje është bërë verifikimi dhe është ndërhyrë për riparimin e tyre në kohë rekod.
Ndërkohë, Bashkia ka nisur organizimin e skuadrës së re, mjeteve, planifikimin e punës, nevojave dhe ndërhyrjet rehabilituese e mirëmbajtëse kudo.
Ndërhyrjet kanë prekur edhe fushat sportive të ndërtuara nëpër lagje, ku të rinjtë mund të luajnë futboll, basketboll apo t’i shfrytëzojnë për qëllime të ndryshme social-kulturore.