Në familjen Vjollca, bukuria është ne gene. E kemi parë tek Marina dhe Luana, por edhe dy motrat e tjera të tyre jane mjaft simpatike. Këto tipare të bukura nuk është e vështirë të gjenden edhe tek mbesa e brune e dy bukurosheve të ekranit, Jori.
Ishte Luana ajo që postoi në rrjetet sociale foton më të fundit të Jorit, shoqëruar me komentin “ Bisha ime“, një formë përkëdhelie duket për adoleshenten që shfaqet aty tepër joshëse.
Dhe nëse e mbanin mend Luanën brune në fillesat e saj në television, besojmë do ta vini re ngjashmërinë. / Bordo