Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço, tha se Klement Balili konsiderohet si VIP, duke u shoqëruar me makinën e një drejtori policie.
Basha: Si ka mundësi që një prind i papunë me tre fëmijë që del e proteston se i kanë vënë traun tek pragu i shtëpisë tërhiqet si kafshë me pranga në duar, ndërsa njeriu i konsideruar si Eskobari i Ballkanit del dhe takohet me drejtorin e Policisë dhe hipën në makinën e drejtorit të Policisë. Ajo është makina e një funksionari. E kuptoni çfarë shteti qesharak që kemi. Qytetarët që protestojnë e trajtojnë si kriminel dhe një në kërkim ndërkombëtar e trajtojnë si VIP.
/Ora News.tv/
Ty or Lul, kur ne te beri dot derman Rama, s’te ben derman as perendia. Sa me gjate te qendrosh ti ne PD, aq me gjate mbreteron Rama. Ky eshte ekuacioni i fuqise tende si “opozitar”.