Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati ka patur shumë raste që i është kthyer komentuesve në rrjete sociale pasi ata kanë gjetur një mënyrë për ta ofenduar.
Ndërkohë që përgatitet për projektin e ri muzikor, gjë të cilën e ka treguar nëpërmjet postimeve në Instagram, ka patur reagime për pamjen e saj, ndryshe nga herët e tjera.
“Lutju dreqit për pak famë”, ishte komenti, të cilit Ronela nuk vonoi ti përgjigjej duke e kthyer në një situatë komike.
Në klipin muzikor që do sjellë këto ditë, Ronela ka zgjedhur të shfaqet si një vajzë e rritur në xhungël. Pritet që si gjithmonë të vijë me ndonjë muzikë dhe kërcim ritmik që do marrë vëmendjen e të gjithëve.