Një automjet ka marrë flakë në aksin Gjirokastër-Tepelenë.
Një makinë ka marrë flakë në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Mësohet se makina ishte nën lëvizje kur ndodhi ngjarja.
Automjeti tip “Mercedez-Benz” me targa AA346JT po drejtohej nga Hekuran Çela nga Tepelena.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse ku po shuajnë flakët e zjarrit.
Në automjet udhëtonin 2 persona të cilët kanë shpëtuar mrekullisht nga vdekja.