Mario Mandzukic ka shënuar autogolin e parë në historinë e një finaleje të Kupës së Botës.
Në këtë mënyrë kroati e ka çuar në një numër rekord autogolat në këtë Botëror.
Plot 12 autogola të shënuar në këtë turne prestigjioz.
Ishte një faull në pozicionin e preferuar të Antoine Grizman i cili dërgoi një top të rrezikshëm në zonë. Ishte Mario Mandzukic ai që shënoi një autogol në një mënyrë krejtësisht të pafat për kroatët.