E përditshmja Mapo e nis javën si zakonisht me një suplement të rëndësishëm për arsimin e lartë. Bëhet fjalë për shtojcën MAPO UNIVERSITET.
Këtë herë shkrimi kryesor i dedikohet shtimit të Universitetit Europian të Tiranës me fakultete të reja.
Në shkrim shpjegohet se çfarë do të thotë projekti UET-polivalent.
Pas dymbëdhjetë vitesh kontribut në historinë e arsimit të lartë shqiptar, UET vjen i reformuar, me një ristrukturim dhe “zgjerim” të ofertës së tij akademike.
Tashmë fakultetet e UET janë 5, ku tri fakulteteve të mëparshme u janë shtuar dhe dy të tjera, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, si dhe Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës.
Në shtojcë vjen edhe një profil për studenten Silv Zhamo.
“Transferova studimet nga Universiteti i Tiranës drejt UET sepse mungesa e meritokracisë në shtet më pengonte të arrija objektivat e mi,” shprehet ajo.
http://www.mapo.al/cfare-eshte-projekti-uet-polivalent-5-fakultete-15-departamente-dhe-qendra-kerkimore-35-grup-lende-75-programe-studimi-125-profile-750-lende/
http://www.mapo.al/silvi-zhamo-transferova-studimet-nga-universiteti-i-tiranes-drejt-uet-sepse-mungesa-e-meritokracise-ne-shtet-me-pengonte-te-arrija-objektivat-e-mi/