Në një intervistë të gjatë për Real Madrid TV, është vetë mbrojtësi i madrilenëve, Marselo, i cili ka hedhur një sy mbrapa në karrierën e tij të gjatë, por gjithashtu, flet edhe për të ardhmen, për zërat që e lidhnin me një kalim të mundshëm këtë merkato vere tek Juventusi, apo edhe për çështje të tjera.
“Kur nis çdo sezon i rij, fshij gjithçka sikur të mos kem fituar asgjë. Jam i uritur, dhe kjo dëshirë më bën të shtoj titujt. Çdo sezon jap më të mirën dhe luftoj për të fituar”, thotë fillimisht ai.
“Jam shumë i lumtur këtu, njerëzit e dinë që kjo është shtëpia ime. Kam ende disa vite në kontratë, dhe jam në klubin më të mirë në botë. Ka shpesh zëra rreth meje, por e kam pasur të vështirë të provoj se dua të vazhdoj në Madrid. Unë vazhdoj bëj punën time çdo sezon. Dua akoma të vazhdoj të luaj këtu”, vazhdon më tej braziliani.
“Kam parë që janë shkruar shumë gjëra pa lidhje. Thjesht flasin disa njerëz që japin opinione, dhe më pas krijojnë gjëra që nuk janë të vërteta. Por, siç e thashë, unë jam po aq i entuziazmuar sa 18-vjeçari Vinicius, dhe dua të vazhdoj të qëndroj këtu te Reali deri në fund”, përfundon Marcelo.