Nga Ervis Iljazaj
Procesi i vettingut përtej misionit për të pastruar figurën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, mision të cilin e ka përmbushur relativisht me suksese deri më tani, është duke dhënë një efekt kolateral. Pothuajse 50 % e trupës së gjyqtarëve që kanë janë futur në sitën e kontrollit, kanë ngelur në klasë.
Si pasojë, procesi i vettingut është duke zbrazur gjykatat nga trupat gjyqësore, ku shpesh herë, bllokohet dhe funksionimi i tyre siç është rasti i Gjykatës Kushtetuese. Me shumë gjasa do të ndodh e njëjta gjë edhe me Gjykatën e Lartë. Për shkak të vonesës të Reformës në Drejtësi dhe mënyrës se si ajo është parashikuar, efekte të tilla ishin te pritshme. Kjo është një reformë rrënjësore, e cila do të rrezikonte futjen në një fazë tranzitore që po bllokon shumë nga institucionet e drejtësisë. Sa më shumë zgjatet kjo Reformë , aq më të mëdha që janë efektet e dëmshme që sjell jo vetëm për drejtësinë, por, edhe në shumë fusha të tjera si ekonomia, politika dhe shoqëria.
Prandaj, pyetja që duhet ngritur në këtë rast është nëse është më mirë që institucionet të rijnë për një kohë pa gjykatës, apo me gjykatës të korruptuar, ashtu sikurse po del shumica e tyre nga kontrolli i pasurisë. ?
Nuk është e lehtë të japësh një përgjigje, por , e sigurt është se vettingu, deri më tani është një nga proceset më të suksesshme të Reformës në Drejtësi. Një gjë të tillë e theksonte fort edhe raporti ku rekomandohej hapja e negociatave të Shqipërisë.
Ka një parim universal të drejtësisë i cili thotë se, më mirë 100 fajshëm jashtë sesa një i pafajshëm i dënuar me burg. Duke u nisur nga ky parim, është krijuar dhe prezumimi i pafajësisë, apo të gjithë procedurat që garantojnë një proces gjyqësor shkencor. Dhe prova, është shkencore, pikërisht për të evituar që një i pafajshëm të dënohet pa të drejtë dhe pa një proces të sigurt. Ky parim universal vlen për tu kontekstualizuar për momentin që po kalon drejtësia shqiptare. Momentin ku procesi i pastërtisë së figurës po boshatis gjykatat shqiptare.
Nga të gjitha sondazhet dhe studimet që janë bërë, rezulton se, gjyqësori është pushteti më i korruptuar gjatë tranzicioni shqiptar. Në fakt nuk ka nevojë për sondazh për të kuptuar një gjë të tillë, pasi të gjithë njëherë na ka rastisur të heqim në kurriz këtë korrupsion.
Të gjithë e dimë se, njerëz të pafajshëm janë dënuar në mënyrë të padrejtë, apo kanë marrë vendime të padrejta, vetëm e vetëm se nuk kanë patur fuqinë ekonomike apo politike për ta ndikuar atë vendim.
Në këtë kuptim, duke parë këtë panoramë aspak normale të drejtësisë shqiptare, dhe padrejtësitë pa fund që ka bërë ajo deri më tani, po të bazohemi të parimi i lartpërmendur, atëherë, më mirë me gjykata bosh se sa të mbushura më gjykatës të korruptuar., të cilët nuk kanë dhënë drejtësi, por vetëm padrejtësi.
Sigurisht që, kur u aprovua Reforma në Drejtësi, mund të mendohej një fazë tranzitore tjetër, e cila nuk do të krijonte këtë vakum. Mirëpo, kjo situatë nuk ka ardhur deri këtu vetëm si pasojë e saj, por edhe si pasojë e vonesës së zbatimit të saj. Vonesë e cila, dukshëm po vjen nga politika shqiptare.
gjitha mund te kene bere vaki ne kete vend te mjere, por te denohet ndonje i pafajshem kurre,
Naim!!!!
Mbase nuk eshte denuar nje i pafajshem, por te gjitha vendimet e padrejta qe ka dhene kjo Drejtesi e Korruptuar ne cdo qelize me siguri kane sjell deme tek nje qe i takonte te merrte drejtesi.
Me mire pa gjyqtare fare se me keta pjella te paperseritshem te korrupsionit te ngritur ne sistem.
Gjykohen gjyqtaret dhe prokuroret , qe kane zanat te gjykojne te tjeret . Jeta vertetoi se keta gjyqtare nuk e meritojne te gjykojne popullin , qe gabon . Keta jane njerez , qe mbartin , ne vetvete te tera karakteristikat negative te krimit . Ne kushte jasht demokracise , disa nga keta gjyqtare duhen te varen, sepse kane shkelur betimin , per drejtesi, mbi kushtetute . Betimi i tyre dhe i mjekut jane baraz. Ne kushtet e demokracise keta kriminele duhet te flaken jashte drejtesis te vertete , qe populli e ka fituar me gjak . I ka mesuar keta mytebere dhe keta , si kriminele , me te eger se ata , qe gjykojne , i kane kthyer popullit mungesen e drejtesise , qe kane mesuar ne shkolle . Sot degjove gjykimin e antarit te gjykates larte , Dizdari . As e njof , as dua ta njoh , por kam krijuar idene se eshte nga me te korruptuarit e ish drejtesise saliste . Me kujtohet nje gjyq , qe zhvilloi me dy kriminelke ne Fier , dhe ku e pohoi se kishgte lidhje gjaku me njerin , prej krimineleve, qe u favorizua . Me kujtohet , qe Dizdari , perdori autoritetin , qe i kishte dhene pozicioni zyrtar , per te motivuar padrejtesine ne nje prej shume rrasteve te krimit .
Nje gje nuk kuptoj : C’u duhej toka bujqesore ketyre hajduteve me cizme ? Per cudi tokat i kane ligjeruar si te blera ne Bathore dhe emra te ngjashem , ku ka qene “toka e xanun “ . Hallexhite i kane paguar ne natyre prokuroret dhe gjykatesit . Pagesa ne natyre , njifet historikisht , perpara se te dilte paraja .Mitmarria eshte profesioni kryesor i ish juristeve plepiste , drejtesia eshte pelerina , qe mbulojne krimet .Plepiste duhet te quhen te gjithe juristet e prekur nga Vettingu i popullit .
Nje nder rregullimet me flagrante ligjore ka qene njohia ligjore e dhuratave . Vettingu kete batakchillek, nuk e njef dhe s’ka si ta njohi . Ne Amerike dhurata mbi 200 $ , quhet e ardhur , qe duhet te taksohet. Kush ishte ai shqioptar , qe deri sot dhuratat i ka njohur ligjerisht ? Sigurisht Saliu dhe ustallaret e vjedhjes galopante , qe ka njohur historia , ne % me popullsine .
Me falni per guximin , qe mund te quhet i teperuar , por Vettingun e barazoj me clirimin e vendit.Perpara vettingut shqiperia konsiderohej e okupuar . E vete quajtura drejtesi , ishte ushtria pushtuse . Nuk eshte nevoja , per tanke dhe blinda , drejtesia te okupon me korrupsionin , me te turpshem . Natyrisht shtatmadhor i ketij pushtimi konsiderohet Adriatik Llalla . Rrasti eshte i ngjashem me autoritet zogiste te xhandermarive , qe u hoqen shulet pushkeve , te dorezohej populli te pushtusi . Ashtu ndodhi dhe me Llallen . Carmatosi organet e drejtesise , ne bashkepunim me Ish presidentin dhe me LDK kriminale . E ktheu Prokurorine , ne arshive te dosjeve te nxehta . Jam skandalizuar , kur kam degjuar se ne shkollen e plepave te inkuizicionit mesjatar , kane marre leter- profesionin ( Nuk mund te quhet diplome ) , mbi 1200 kalece alla zogiste . Jam i detyruar te pranoj , qe kete lloj drejteie , mbas perdes , e ka drejtuar UDB-Ja . Te gjitha dyshimet aty te cojne .Eshte paraqitur hallexhiu ne gjyq dhe gjyqet i kane fituar kriminelet me para . Sot u tha se 50 % e gjyqtarve nuk justifikojne pasurine . Duhet cfletuar historia , per te gjetur nje rrast te dyte , ne lashtesine e lindjes se shtetit . Pa kete vetting clirimtar Shqiperia do te vijonte te vuante mizorisht situaten e pa ndeshkushmerise se krimit . Drejtesi a e re , pas vettingut , mbase ka mundesite ligjore te gjykoi ata , qe e shkaketuan , kete krim shteteror makaber . Zgalem
Nëse është më mirë pa gjykatës dhe prokurorë gjithashtu, i bie që secili , me mundësitësitë që ka , të bëjë vetëgjyqësi. Kështu kalojmë automatikisht në kohën e Kanunit dhe të Lekë Dukagjinit. Ja , pra ç’do të thotë reformë drejtësie alla Soros- Rama. Pse, çfarë garancie kemi me këta që kalojnë klasën? Apo do të hyjnë me duar të pastra dhe do të dalin me duar të pista , këllirë fare. Ata do të jenë aq të pastër sa ata që kanë grabitur Shqipërinë, dhe sipas modelit mafioz që drejton sot shtetin tonë. Shërbëtorë të denjë të partisë – pushtet që kemi sot. Ata që u zëvendsuan , që nuk justifikuan pasurinë, aftësinë, pastërtinë dhe profesionalizmin, mjafton t’i heqësh apo duhet të bëjnë edhe burgun? Pastaj del edhe një pyetje krejt natyrshëm: Kur ai që mburret me reformën dhe e trumbeton nepër Evropë e deri në Amerikë është disa herë më i përlyer se ata, si mundet që të gëzohet se po bën një reformë kundër vetvetes?! A ju besohet kjo?! Gati sa nuk fituam “hapjen e negociatave” , po të mos pikasej nga disa informacioni i rremë i nderkombëtarëve. Kur e morëm vesh se negociatat nuk do të hapeshin , ai tha se ky ishte lajm i mirë. Tani , po u hapën vitin tjetër ose pas 10 vitesh, duhet të quhet lajm i keq apo jo?! Dhe duhet të qajmë bashkë me “të gjatin” duke i mbajtur ison alla Balla. Të rrojë rrumpalla!
Or ti miku im , po te bej nje pyetje si analist ” i shquar ” qe je :
E para ” …keta gjyqtare qe po largohen si te korruptuar , sa perqind – % e kane patur thyerjen e ligjit ne vendimet e tyre , sepse ne çdo vendim gjyqesor sipas teje 50 % e njerezve jane te humbur …???!!!
E dyta : ” …po keto ligje qe prodhojne vendime ” te korruptuara ” , a nuk i ka prodhuar POLITIKA , e si e tille kjo e fundit duhet te kaloje Vetingun perpara Gjykatesve sipas saj te korruptuar …???!!!