Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë jo të zakonshme për t’iu uruar festën e Kurban Bajramit besimtarëve myslimanë.
Ai ka publikuar një video të xhamive që po rikonstruktohen apo ndërtohen në vend.
Rama thotë se, janë pjesë e thesarit të trashëgimisë historike e kulturore.
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këto pamje nga kantieret e shumta të punës për rimëkëmbjen e xhamive në mbarë vendin që janë pjesë e thesarit tonë të trashëgimisë historike e kulturore, ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë GËZUAR KURBAN BAJRAMIN 🙏”,– shkruan kryeministri.