Kancelarja gjermane, Angela Merkel duhej të udhëtonte drejt Argjentinës për në samitin e G20. Por avioni qeveritar ‘Konrad Adenauer’ pësoi një defekt. Pas problemeve të Airbus 340, udhëtimi u ndërpre.
Merkel e kaloi natën në aeroportin e Bonit, dikur kryeqytet i Gjermanisë.
Pas tre orësh gjumë në hotelin Maritim, kancelarja u largua pak para orës 5 të mëngjesit. Dukej e mërzitur dhe nuk kishte ngrënë mëngjes.
Delegacioni prej 18 personash u nis drejt Buenos Airesit me një avion të linjës Iberia. Gazetarët që duhej të udhëtonin me kancelaren, mbetën në Bon.