Kur kanë kaluar dy ditë nga vrasja e minoritarit grek në Bularat të Gjirokastrës, telefoni i Konstandinos Kaçifas, i cili mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA, nuk është gjendur ende.
Duke iu referuar burimeve, mediat raportojne se telefoni i viktimës mund të japë detaje dhe informacione të rëndësishme, duke hedhur kështu dritë mbi ngjarjen.
Ndërkohë dje u publikua videoja nga përleshja me armë në Bularat, ku Konstandinos Kaçifas qëllonte me arme.
Dosja e vrasjes së 35 vjeçarit Kostandin Kaçifas në Bularat do të hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Vendimi është marrë dhe për rrethanat në të cilat ndodhi.