Emina Cunmulaj është një personazhet më të dashur. Supermodelja shqiptare e cila jeton në SHBA ka një jetë tepër aktive në rrjetet sociale.
Madje ajo tregon me çdo detaj jetën e saj të përditshme, si për punën ashtu edhe për jetën e saj familjare.
Ditën e sotme ajo ka fikur 34 qirinj dhe ka pasur një ditëlindje plot surpriza, të mbushur me emocione dhe surpriza.
E kush më mirë se bashkëshorti i saj mund të jetë “autori” i të gjithë këtyre ideve dhe gjetjeve interesante për ta bërë të paharrueshme ditën speciale për Emina Çunmulajn?
Si një mama e dy vajzave, si bashkëshorte, si grua, supermodelja me famë botërore ka shijuar një ditë të mrekullueshëm surprizash që i shoqi kishte përgatitur për të.
Miliarderi Sam Nazarian ishte kujdesur në detaje për çdo element të ditëlindjes, nga dekori me tollumbacë rozë, tek “arratisja” e tyre në një vend romantik.
Sam i ka rezervuar një mbrëmje romantike, nën efektin e qirinjve, flakës, verës, diçka romantike për të dy, ndërsa Emina shkruan në foto: “Shkojmë diku ku të jemi privat”, ndërsa çifti duket se po e shijon në maksimum këtë atmosferë!