Kryeministri Edi Rama, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Dritare” me gazetaren Rudina Xhunga në “News 24”, ka folur për nismën e qeverisë për mbylljen e pikave të lojërave të fatit dhe basteve sportive në vend.
Ndër të tjera ai ceku edhe diskutimin për monopolin e kompanive online, duke thënë se akuzat lidhur me pronësinë që ka vëllai i tij, Olsi Rama, tha se këto janë vetëm për të hedhur baltë këtij diskutimi.
PJESE NGA INTERVISTA:
“Kjo ka qenë një përpjekje e nisur më parë, e cila u materializua me një tentativë më parë për kazinotë elektronike. Nuk u bë menjëherë por u fut në ligj. Deri në 31 dhjetor 2018 do mbyllen. Do mbyllen të gjitha dhe do ketë vetëm në zona turistike dhe në hotele me 5 yje ose resorte. Më pas ne kemi marrë masa dhe kompanitë janë përgjysmuar përfshirë edhe bastet, të ardhurat janë dyfishuar. Ka pasur formalizmi, por ka dhe shumë llum dhe informalitet, dhe burime kriminale, financimi të krimit të organizuar. Vendimi është i qartë, do mbyllen të gjitha.
Unë kam bërë një sqarim kur lajmërova këtë nisëm, që deri në 31 dhjetor ne do punojmë për regjimin e ri të online, sepse është goxha i komplikuar. Ne kemi ngritur një grup pune për të kontrolluar online, dhe për të kuptuar të gjitha elementet. Por në 231 dhjetor do mbyllen të gjitha, edhe ky monopol online. Nëse do të ketë një vendim që do të lejohet në një fazë tjetër, atëherë kjo do të vetë vetëm po patëm një kuadër rregullator strik, dhe një kuadër të hapur gare.
Online është një aktivitet që nuk e bën do kushdo, unë nuk merrem me baste, por gjithsekush mund të futet të luajmë edhe në një sajt të huaj, por përmes bankave dhe paguajnë me kartë.
Po punojmë që të mbyllim dhe online të huaja…