Shpesh herë celularët tanë të vjetër përfundojnë në koshin e plehrave sapo ne të mlejmë një të ri. Pas lajmeve të fundit do refuzoni që ti hidhni celularët tuaj të vjetër.
Për disa modele klasike, ky mund të jetë një gabim i madh – në eBay ose Amazon, pajisjet e vjetra nga Nokia, Samsung, Motorola shiten deri në 1,000 euro, shkruan Fenix-magazin.de.
Këto janë katër pajisje veçanërisht të vlefshme:
Nokia 8800 ishte një model i vërtetë luksoz kur u fut në treg në vitin 2005 dhe sot çmimet shkojnë deri në 1,000 euro.
Edhe Nokia 8810 në eBay varësisht nga shkalla e viteve, ndryshon deri në disa qindra euro. Në vitin 1998, ai ishte modeli i parë me antenën e vendosur në shtëpizë. Nëse pajisja juaj është ende në gjendje të arsyeshme, mund t’ju sjellë rreth 300 euro.
Samsung Matrix SPH-N270 – nuk është saktësisht telefoni më i bukur mobil që kompania jugokoreane ka prodhuar. Në eBay, modeli i vitit 2003 vlen qindra euro. Vlera për pajisjen origjinale duhet të jetë shumë më e lartë.
Motorola V3 Dolce & Gabbana – një telefon me palosje në edicionin Dolce & Gabbana është me vlerë 200 euro, pavarësisht moshës dhe kushteve të reja.