Muzeu i Arteve në Bernë të Zvicrës ka pranuar që të marrë qindra vepra arti, të lëna trashëgimi nga koleksionisti i kohës së nazizmit, gjermani Cornelius Gurlitt.
Sipas BBC, shumë vepra do mbeten në Gjermani derisa të identifikohen pronarët e tyre me të drejta të plota.
Gurlitt, djali i tregtarit të artit të Adolf Hitlerit, mendohet se ka një koleksion me vlerë mbi 1 miliard euro, përfshi këtu vepra të Picasso dhe Monet.
Gurlitt, që vdiq në maj, e ka lënë muzeun e Bernës si trashëgimtarin e vetëm.
Presidenti i muzeut, Christoph Schaeublin tha në një konferencë për shtyp se nuk do pranohet asnjë vepër, që mendohet se është marrë me dhunë.
Mendohet se ka pasur vepra që janë marrë në mënyrë të paligjshme nga nazistët, kryesisht nga anëtarët e komunitetit hebrenj.
Këta të fundit pretendojnë se kanë të drejta mbi veprat e Gurlitt.