Këto imazhe tregojnë momentin kur një gazelë tenton dëshpërimisht që të shpëtojë të voglin e saj nga kthetrat e një shqiponje.
Pavarësisht se e di që nuk matet dot me shpendin e fuqishëm, mamaja gazelë lufton me aq sa mundet.
Fotot janë bërë në Kenia nga Linda Skeen.
Amerikania 65-vjeçare thotë se ishte prekëse që të shihje gazelën që nuk e shpëtoi dot të voglin.