Ky është momenti kur një gatopard vret një impala, e cila fluturoi direkt e në ‘krahët’ e tij në Afrikën e Jugut. Një tufë me impala po pinte ujë, kur aty u shfaq gatopardi.
Në përpjekje për të shpëtuar, impalat u hodhën mesa mundeshin. Njëra prej tyre përfundoi direkt e tek gatopardi.
Pasi e vrau, dy këlushët e gatopardit erdhën për t’u ushqyer. Fotot janë bërë nga Deon Hoon.