Bayern Munich ka zhvilluar 44 minuta perfekte ndaj Real Madrid në takimin e parë të gjysmëfinales së Champions League, por në të 45-tën Marcelo barazoi rezultatin.
Loja e mirë e gjermanëve u shpërblye në të 28-tën, kur Joshua Kimmich ka kapur në befasi mbrojtjen e spanjollëve me shpejtësinë e tij e me një goditje perfekte ka dërguar topin pas shpinë së Keylor Navas.
E ndërsa pritej përfundimi i pjesës së parë, Marcelo barazoi shifrat në 1-1.
Vlen për t’u theksuar se Jupp Heynckes ka ezauruar 2 prej zëvendësimeve të tij brenda pjesës së parë, pasi Robben në minutën e 8-të dhe Boateng në të 34-tën u zëvendësuan për shkak të dëmtimeve.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në fraksionin e dytë të ndeshjes, por nëse do jetë përsëritje e pjesës së parë, gjermanët mund të marrin një fitore të lehtë e të rëndësishme në shtëpi.