Presidenti Meta refuzon propozimin për emërim të Gent Cakajt, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Pas bërjes publike të vendimit, ka reaguar kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar të turpshëm dhe anti-kushtetues vendimin e marrë nga Presidenti Meta.
“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm👎Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin👎Ndjesë Kosovës për këtë turp🙏”, shkruan Rama në “Twitter”.
“”Ndjesë Kosovës”- thotë zotëria! Po për çfarë?! Që Ai është në anën e Vuçiçit në dialogun e kufinjve? Apo, që ju ka shtrenjtuar kosovarëve daljen në det?!
Jo, jo, qenka për mosdekretimin e Gent Cakajt… T’rujt zoti shëndetin, i thonë kësaj pune!
P.s. Pretendimi për shkeljen e Kushtetutës është më qesharaku. Bëhet nga “mrekullia e konstitucionalizmit” në këtë vend!” shkruan Manjani në FB.