Lajmi i raportuar online se në Shërbimin Informativ Shtetëror janë bërë disa ndryshime të forta, ka sjellë edhe reagimin e opozitës.
Nënkryetari Edi Paloka tha se SHISH ishte institucioni i fundit që ka rënë nën kontrollin e kryeministrit Edi Rama.
“SHISH ishte institucioni i fundit që mori Edi Rama nën kontroll. Kjo nuk është e rastësishme. Jo më kot ëshë lëvizur e gjithë kupola drejtuese, ku janë emëruar ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit,” tha Paloka.
Më tej ai sulmoi kreun e SHISH, Helidon Bendo duke thënë se po zvarrit edhe punimet e komisionit hetimor “Tahiri”.
Sipas tij, bëhet fjalë për sigurimin me certifikata sigurie të përkohshme, të cilat nuk u janë lëshuar.
Kurse kreu i shtetit, Ilir Meta, nuk preferoi të komentonte lëvizjet në SHISH.
I pyetur nga gazetarët, Meta tha: “Ju faleminderit! Dhe shpresojmë që ky Senati i Studentëve do të jetë një mesazh pozitiv për fuqizimin e një mendimi të pavarur në vend dhe të një angazhimi më të madh të të gjithë të rinjve për një Shqipëri me të rinj dhe për të rinjtë në të ardhmen, sepse ky duhet të jetë qëllimi ynë më i madh sot: Të japim shpresë sa më shumë!”
http://www.mapo.al/rama-fut-ne-dore-shish-rikthehen-ish-sigurimsat-largohen-ata-qe-denoncuan-kanabisin/