Një vilë e mrekullueshme në Forte dei Marmi (Lucca), me një pamje të mrekullueshme nga deti për Andrea Bocelli.
Këngëtari ka hapur dyert e banesës së tij luksoze në Toskana për të përjavshmen ‘Gente’, e cila ka dokumentuar me foto pamje nga shtëpia.
Pasi ka kaluar frikën e vjedhjes së disa ditëve më parë, këngëtari ka treguar vendin ku relaksohet, pas një koncerti nëpër botë, së bashku me bashkëshorten Veronica dhe vajzën Virginia.
’Është një vend i rezervuar për të dashurit dhe miqtë e mi’ ka thënë këngëtari i njohur italian.
‘Gjithmonë kam menduar që është shumë e rëndësishme të jetosh pranë detit’,- tregon ai dhe për këtë kam zgjedhur këtë vend si ‘oaz i paqes’.
Më parë ishte një pension i shekullit të XIX dhe është rikonstruktuar në tre vite dhe nga 2001 është bërë shtëpia e tij, pallati, që ka tre kate, ka gjithashtu dhjetë dhoma gjumi, një studio regjistrimi dhe tre piano, një edhe në sallën e ngrënies.
Së fundmi mjeshtri i muzikës ka blerë edhe një pjesë të plazhit pranë vilës, duke e shndërruar në një vend të mrekullueshëm për të bërë plazh.