Në Shtetet e Bashkuara konsumohen nga 7 deri në 9 raporte seksuale më pak se në vitet 90’. Mes arsyeve për rënien e numrit të raporteve intime numërohen rrjetet sociale, Netflix dhe rutina, Por gjithsesi mund të kemi përfituar cilësinë.
Çiftet e rritura bëjnë më pak seks krahasuar me 20 vite më parë. Në vitet e para të shekullit të ri gjatë vitit 2010 janë regjistruar 7 raporte seksuale më pak krahasuar fillimet e viteve 90’ dhe 9 raporte më pak krahasuar me fundin e viteve 90’.
Studimi i publikuar në revistën Arkivi i sjelljes seksuale është realizuar duke analizuar të dhënat e përgjithshme të një studimi social. Ky pyetësor përmbante pyetje mbi zakonet e amerikanëve të mbledhura gjatë viteve 1989 deri në vitin 2014 dhe kishte analizuar një kampion prej 26.600 të intervistuarish. Subjektet janë përgjigjur anonimisht për pyetjen:” sa shpesh këni bërë seks në 12 muajt e fundit” Të dhënat pastaj janë përpunuar për të nxjerrë një përfundim.
Të rriturit e angazhuar në lidhje të qendrueshme kanë po të njetën mesatare të raporteve seksuale me personat të cilët kryejnë marrdhënie të rastësishme. Sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë ulet niveli i takimeve. Për çdo vit që kalon nga 25 vjeç e më shumë raportet ulen me 1.18 raporte më pak. Nga 80 raporte në vit kur jemi 25 vjeç kalohet në 20 raporte kur kalon 65 vjeç.
E lemë mënjanë moshën, ajo çka ka ndikuar më shumë në uljen e raporteve seksuale është edhe mënyra se si ka ndryshuar jetesa. Koha e kaluar jashtë ose në rrjete sociale ka bërë që të ulet numri i raporteve intime.