Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Patos, ku një fëmijë 4 vjec ka rënë në pus dhe për pasojë është mbytur. Ngjarja ndodhi në fshatin Ruzhdije.
‘BalkanWeb’ raporton se i mituri me inicialet R.K., është mbytur në pusin e banesës së tij, i cili ishte 10 metra i thellë.
Pasi u njoftuan për ngjarjen, forcat e zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të fëmijës.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e incidentit, ndërkohë që priten të tjera detaje të hedhin dritë mbi ngjarjen. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë ndërkohë pritet dhe reagimi i policisë.