Agjentët civilë zbresin në terren, shikoni si u ndëshkuan këta shoferë brenda 48 orëve
Policia e Tiranës në vijim të kontrolleve, me rrugoret e kryeqytetit me efektivë civile në rrugët urbane, me objekt kryesor një sërë shkeljesh të rrezikshme dhe shqetësuese për përdoruesit e rrugës, siç janë, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve dhe çiklomotorrëve, mospozicionimi në korsinë e duhur të lëvizjes, kryesisht në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit, qarkullimi në korsitë e dedikuara për shërbimin publik dhe biçikletat, respektimi i sinjalizimit rrugor etj.
Kontrollet në funksion të këtij plani janë shtrirë në të gjitha rrugët dhe kryqëzimet e evidentuara si problematike ndaj këtij fenomeni të alternuara përgjatë 48 orëve të fundit nga të cilat janë konstatuar dhe proceduar administrativisht.
• 95 drejtues mjetesh për përdorim celulari
• 58 drejtues motomjtesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse
• 76 drejtues mjetesh për pozicionim të gabuar në zonën e kryqëzimit
• 36 drejtues mjetesh për qarkullim në korsinë e dedikuar të shërbimit publik
• 15 drejtues mjetesh për shkelje semafori
• 82 mjete të ndaluara administrativisht për detyrime administrative të pashlyera
• Janë arrestuar 6 drejtues mjetesh të papajisur me leje drejtimi
• Jane arrestuar 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Duke ju uruar një ditë të mbarë, ju kujtojmë se Para se të nxitoni për të shkelur rregullat, mos harro 🚔👮♀👁👁✍