Ka nisur seanca e jashtëzakonshme plenare për votimin e dekreteve të Presidentit Ilir Meta për shkarkimin e 6 ministrave dhe zëvendëskryeministres, si edhe për emërimin e 7 ministrave dhe zëvendëskryeministrin.
***
Seanca e jashtëzakonshme u thirr nga Kryeministri Rama dhe u miratua në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve. Sipas vendimit të marrë nga Konferenca, parashikohet që sot të mblidhet Kuvendi ku do të zyrtarizohen edhe ndryshimet në qeveri, të cilat që prej datës 28 dhjetor janë pezull.
Konkretisht, parashikohet që të votohen shkarkimet e Arben Ahmetajt si ministër i Financave, i cili do të zëvendësohet nga Anila Denaj; Damian Gjiknuri si ministër i Infrastrukturës, i cili do të zëvendësohet nga Belinda Balluku; Mirela Kumbaro si ministre e Kulturës, e cila do të zëvendësohet nga Elva Margariti; Lindita Nikolla si ministre e Arsimit, e cila do të zëvendësohet nga Besa Shahini; Sonila Qato si ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, e cila do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi; Niko Peleshi si ministër i Bujqësisë, i cili do të zëvendësohet nga Bledi Çuçi; dhe Senida Mesi si zëvendëskryeministre, e cila do të zëvendësohet nga Erion Braçe.
Për në seancën e sotme plenare ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe opozita, e cila do ta nisë këtë sesion parlamentar jo me bojkot.
I vetmi ndryshim që nuk do të votohet është shkarkimi i ministrit Bushati, detyrë që pritet ta marrë vetë Kryeministri Rama. Ky votim nuk do të zhvillohet, pasi nuk ka ende një qëndrim të Presidentit për këtë çështje.
Ndryshimet
Iiken Arben Ahmetaj, vjen Anila Denaj
Iken Damian Gjiknuri, vjen Belinda Balluku
Iken Mirela Kumbaro, vjen Elva Margariti
Iken Lindita Nikolla, vjen Besa Shahini
Iken Sonila Qato, vjen Eduard Shalsi
Iken Niko Peleshi, vjen Bledi Çuçi
Iken Senida Mesi, vjen Erion Braçe
PANORAMA