Ndërsa pritet që ditën e nesërme në orën 11:00 të mbahet protesta e opozitës, kreu i opozitës Lulzim Basha, pasditen e sotme do të takojë qytetarët e Tiranës, për t’u shpërndarë atyre fletëpalosjet për protestën.
Sipas njoftimi të partisë blu, në orën 18:00, Basha do ta nisë ecjen nga “Kafe Europa”, e më pas do të drejtohet për të “9 katëshet”.
Ndërkohë më herët sot, Kryetari i Partisë Demokratike, nëpërmjet një video të shkurtër ka ftuar sërish qytetarët shqiptarë që t’i bashkohen protestës së thirrur të shtunën në orën 11.00, para Kryeministrisë, “një protestë për t’i thënë po Evropës dhe jo qeverisë së drogës”.