Mbrëmja e maturës është ngjarja më e rëndësishme e gjimnazit. Krah etheve të provimeve, të rinjtë impenjohen shumë, që kjo festë të jetë një ngjarje për të mos u harruar.
Dita, vendi dhe – më së shumti – veshjet për vajzat kanë një rëndësi shumë të madhe. Fustani nuk mund të jetë një zgjedhje e minutës së fundit.
Qëllimi i çdo maturanteje është të shkëlqejë gjatë mbrëmjes. Frymëzuar nga kinematografia, pasi Hollivudi veçanërisht ka prodhuar një pafundësi filmash me këtë tematikë, të gjitha e kanë pak a shumë një model në kokë, sesi duhet të jetë mbrëmja e tyre e maturës.
Në Shqipëri, kjo traditë zë fill përtej viteve ’90. Por kohët e fundit, matura ka marrë shumë nga elementët hollivudianë, që përcjellin modelin e maturës ideale.