Njohja e fytyrës nga Facebook do të përballet me padi

Facebook mund të përballet me padi mbi përdorimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës, kështu ka vendosur një gjyqtar i Kalifornisë.

Padia pretendon se Facebook ka grumbulluar informacion biometrik pa pëlqimin e hapur të përdoruesve. Kjo përfshin teknologjinë e “sugjerimeve të etiketimeve” që pikas miqtë e përdoruesve në fotot e ngarkuara. Vendimi thotë se kjo bie ndesh me ligjin e shtetit të Ilinoisit.



Facebook ka thënë se ky rast nuk ka vlerë dhe se do e luftojë fort. Megjithatë në urdhrin e tij, Gjyqtari amerikan James Donato ka shkruar “Facebook duket se beson…dëmet shtetërore mund të kapin shifrat e miliarda dollarëve”

Të hënën, gjyqtari Donato vendosi të certifikohet një klasë e përdoruesve të Facebook – një pengesë e rëndësishme ligjore për një proces gjyqësor.
Kjo klasë njerëzish përbëhet nga përdorues Facebook-ut “Në Ilinois, këdo që Facebook ka krijuar dhe arkivuar një shabllon të fytyrës pas datës 7 qershor 2011” sipas urdhrit të gjykatës.

Vendimi vjen disa ditë pasi CEO i Facebook Mark Zuckerberg u përball me pyetje nga ligjbërësit amerikanë mbi mbledhjen dhe përdorimin që kompania i bën të dhënave të përdoruesve. Ai po përgatitet të takojë gjithashtu zëvendës presidentin e Komisionit Europian Andrus Ansip në San Francisko këtë javë.

Qershori i 2011-ës është data kur Facebook hodhi “sugjerimet e etiketimeve”. Kjo veçori sugjeron se kush mund të jetë i pranishëm në fotot e ngarkuara, bazuar në bazën ekzistuese të të dhënave të fytyrave. Gjykatësi Donato ka nxjerrë një proces prej katër hapash pas teknologjisë:
Së pari softueri përpiqet të gjurmojë çdo fytyrë në foton e ngarkuar. I standardizon dhe i radhit nga përmasa dhe drejtimi. Pastaj, për secilën fytyrë, Facebook-u llogarit një figurë – një përfaqësim matematikor të fytyrës në atë foto. Këto fytyra më pas kalohen në bazën e arkivuar të të dhënave të shablloneve të fytyrës së përdoruesit për përputhje të ngjashme.

Në faqet e ndihmës, Facebook thotë se shabllonet e fytyrave janë krijuar nga informacioni rreht ngjashmërive në çdo foto ku është etiketuar përdoruesi.
“Nëse jeni etiketuar në një foto në Facebook apo e keni hequr veten nga etiketimi në të gjitha fotot tuaja në Facebook atëherë nuk e kemi këtë informacion përmbledhës rreth jush”, thotë kompania. Kjo veçori nuk është e disponueshme për përdoruesit në shumë vende, përfshi Anglinë dhe mund të çaktivizohet nga përdoruesit.

Në dhjetor të vitit 2017, Facebook-u lajmëroi se përdoruesit mund të njoftoheshin nëse një foto e tyre ishte ngarkuar nga dikush tjetër, edhe kur ata nuk ishin etiketuar në të.
Për shkak të ligjeve mbi privatësinë, kjo veçori nuk do të jetë e disponueshme në Europë apo Kanada, ka thënë firma.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252