Televizioni Klan ka publikuar së fundmi promon e programeve të reja të cilat do na shoqërojnë këtë sezon të ri. Ajo që ka rënë në sy është mungesa e moderatorëve të njohura, Nevina Shtylla, Marina Vjollca dhe Arjola Shehu.
Vetëm disa muaj më parë u përhap lajmi se moderatorja Arjola Shehu do të largohej nga Tv Klan për të nisur sezonin e ri në Top Channel.
Por, këto zëra, drejtuesja e “Kush vjen për drekë” i hodhi poshtë me anë të një qëndrimi që mbajti në një Insta-Story.
Në postimin e saj, moderatorja shkruante:
Jam e detyruar të reagoj ndaj lajmeve të fundit të cilat me bindje të plotë thonë se Arjola Shehu do të largohet nga Tv Klan!!! Burimet tuaja janë të pasakta!”
Por, sipas revistës ‘Who’, Arjola është parë ditën e djeshme në ambientet e Top Channel megjithëse e mohoi lajmin e largimit.
Nuk dihet ende nëse moderatorja ka lidhur një kontratë me televizionin, por mesa duket sezoni i ri televiziv mund ta gjejnë në një televizion të ri.