Mbetet enigmatike zhdukja e shtetasit iranian pak ditë me parë në rezervuarin e fshatit Rrotull të Durrësit. Policia lokale njoftoi ditën e martë se “në rezervuarin e fshatit Rrotull është futur për t’u larë dhe është mbytur shtetasi Iranian M.Sh. 47 vjeç, banues në Manëz.”, ndërsa kërkimet për gjetjen e trupit janë ende pa rezultat.
Dyshimet e grupit hetimor tashmë janë fokusuar edhe në ndonjë ngjarje të mundshme me karakter kriminale ndaj 47-vjeçarit, pasi mbeten të paqarta të dhënat e deritanishme. Kanë qënë shoqëruesit e iranianit ata që kanë deklaruar se e kanë parë të hyjë në rezervuar 47-vjeçarin, por dyshimet tashmë janë të mundshme për deklarim të rremë nga ana e tyre ndaj uniformave blu.
Policia nuk bën të ditur shumë detaje ndaj kësaj ngjarjeje, por është i qartë fakti që vetë uniformat blu “nxituan” të japin deklaratë për një viktimë pa konstatuar ende trupin e pajetë të te zhdukurit. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të zhdukjes së shtetasit iranian më Manëz, vendosur aty pak kohë më parë.