Kjo vrasje vazhdon të tërheqë vëmendjen e medias në mbarë botën. Një nga futbollistët e njohur të Brazilit, Daniel Correa Freitas u masakrua nga një milioner, i quajtur Edison Brittes.
Ky i fundit pretendon se e vrau futbollistin e San Paolos pasi e kapi me të shoqen. Fillimisht u tha se ai e vrau nga xhelozia pasi i kapi mat. Më vonë u përfol se ai e vrau futbollistin sepse po i përdhunonte të shoqen.
Por hetuesit që po hetojnë vrasjen brutale thonë se futbollisti nuk e ka përdhunuar dhe as ka tentuar që ta përdhunojë gruan e milionerit.
Cristiana Brittes ka thënë para policëve se kur ajo u zgjua, futbollisti ishte sipër saj. Disa media thonë se ai po përgatiste një rreng.
Edison Brittes tha se ai e gjeti futbollistin duke i përdhunuar të shoqen gjatë një feste në shtëpi. I pyetur nga Globo TV nëse e ka vrarë sportisti, biznesmeni 38-vjeçar tha thjesht: PO.
Hetuesit po pyesin të pranishmit e tjerë në festë dhe mendojnë se futbollisti ishte kaq i dehur, sa dukej i paaftë për të përdhunuar dikë. Kur e sulmoi i shoqi i gruas me tre të tjerë, ai thjesht ishte i pafuqishëm për t’u mbrojtur.
Policia ka dyshime se vërtet mund të jetë një histori xhelozie, por vrasja ka qenë e paramenduar.
Vetë Cristina tha për policinë: “U zgjova e frikësuar dhe nisa të bërtas. Daniel ishte i eksituar. Ai kishte vetëm mbathje. Penisin e kishte jashtë dhe e fërkonte në trupin tim”.
Avokati i saj tha se ajo ka vuajtur abuzim seksual, por pa penetrim.
“Në atë kohë ajo ishte e dehur dhe në gjumë të thellë. Fillimisht mendoi se ishte në ëndërr. Më pas e pa atë mbi trupin e saj”.
Edhe vajza 18-vjeçare e çiftit ka konfirmuar versionin e mamasë. Historia duket e komplikuar dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet.