“OnePlus” ka njoftuar se do të nxjerrë në treg një celular “OnePlus 6” me ngjyrë të kuqe.
Fillimisht ky “smartphone” do të jetë i disponueshëm nga data 10 korrik vetëm në Indi dhe SHBA.
Do të kushtojë 579 dollarë me 128 GB hapësirë për të dhëna dhe 8 GB RAM.
Sigurisht që ky celular do të vijë edhe në Europë, por ende nuk janë dhënë informacione mbi datën e mundshme.
“OnePlus 6” ka dalë fillimisht në treg në muajin maj me dy variante ngjyrë të zezë dhe kompania thotë se ka shitur 1 milion celularë për 22 ditë.
Muajin e kaluar u prezantua edhe një “OnePlus 6” i bardhë.